Zemra
Zemra është pasqyra e njeriut
Këtë Bibla e ka shkruar herët:
Është pasqyrë, pasqyrë me të vërtetë
Porse është dhe pusi më i errët…
Dhe para kohe u plakëm…
Dhe s’kemi ç’të bëjmë akoma,
Dhe s’kemi ç’të themi më tepër,
Aty ku kish fllad e aroma,
Të shpon sot gjembi i vjetër.
Të ndezur s’e mbajtëm dot zjarrin,
Të gjallë s’e mbajtëm dot fjalën,
E pimë t gjithë nektarin,
Dhe para kohe u plakëm.
Asgjë nuk kërkoj sot prej teje,
Dhe ti nuk ke ç’të kërkosh,
Tani s’ka më dridhje rrufeje,
Se kupa ka mbetur krejt bosh.
Dhe s’kemi ç’të bëjmë akoma,
Asnjë sekondë dot se shtyjmë,
Aty ku kish fllad e aroma,
Sot gjembat të shpojnë e të grijnë.
***
Po jam i lodhur shumë, o shpirti im,
Dhe s’kam aspak fuqi të dashuroj,
Zjarri që ndezëm, mbeti një kujtim,
Tani s’e di as vetë, përse jetoj.
Po çdo të gjesh aty, moj lozonjare,
Një akull, një mërzi, një ftohtësirë,
Se shpirti im i fik e u ndez me zjarre,
Ndaj mbeta siç më sheh në errësirë.
Pra shko ti larg, kërko folezë tjetër,
Mërzi e akull këtu s’ke ç’i do,
Dhe kur të shkosh, mikun tënd të vjetër,
Po munde ndonjëherë e kujto.
Pra shko ti larg, kërko tjetër folezë,
Rinin mos e vyshk më kot së koti,
Më lër të prehem në natën e zezë,
Se fatin tim kështu e shkroi Zoti.
Arben Duka

perle per te gjithe por sidomos shume endjere per ne kurbetllinjte. Faleminderit zoti Agron vit i mbare e per shume vjet krijime te bukura.
“Se fatin tim kështu e shkroi Zoti.”
jo o dukë jo!!
fatin tënd e ke shkruar ti!!
e ke shkruar ti kur ishim në të njëjtën llogore,e shkruan ti kur jemi në llogoret përballë!!
të dhash një shëmbull të thjeshtë!!
të tjera ke sa të duash!!
mbaj atë që të takon,mbaj fajin tënd!mos jau lër dobiç në derë të tjerëve!!aq më keq atyre që stë kundërshtojnë dot.
Arben more, c’ Agron!? Per kurbetqaret! Bah! Per ne te ikurit nga vafti. Deshperuese, por e vertete. Mjeshterore!
Rrespekte ARBEN DUKA Homeri SHQIPTAR , nje poezi brilante si mijra poezi te tuat , te uroj nje vit te mbar te shkelqyer dhe me nje shendet te mrekullushem , per poet te kalibrit tend kemi gjithmon nevoj , prandaj te urojm jet te gjat poeti dhe patrioti SHQIPTAR i pazevendesueshmi Arben Duka , rresbekte qoft vit i bekuar 2020ta per ty dhe familjen tende.
Pershendetje ,Agron Duka!
“….Se fundmi edhe muzat e bukura lozonjare/
largohen edhe ato prej nesh,
largohen perfare!
Dhe mbetemi ne fillikat,
me ditet qe sosim ngadale,
me ditet tona,te fundmet,vetmitare!…”
Fatmiri
Pershendetje ,Agron Duka!
“,,Iken edhe muzat,
nga ne u larguan,
si rinia jone dhe vitet qe shkuan,………..
Se fundmi edhe muzat e bukura lozonjare/
largohen edhe ato prej nesh,
largohen perfare!
Dhe mbetemi ne fillikat,
me ditet qe sosim ngadale,
me ditet tona,te fundmet,vetmitare!…”
Fatmir Xhamallati
U plake ore Benko rinine duke kujtuar,
kur Parti-Enver u ngjirre duke kenduar,
por c’ka, serish ti vazhdo te enderrosh,
se me ato enderra pleqerine do kalosh,
por s’je vetem ke dhe plakushe te tjere,
qe qani me lot sot per at kohe te dhjere.
Rrespekte ARBEN DUKA Homeri SHQIPTAR , nje poezi brilante si mijra poezi te tuat , te uroj nje vit te mbar te shkelqyer dhe me nje shendet te mrekullushem , per poet te kalibrit tend kemi gjithmon nevoj , prandaj te urojm jet te gjat poeti dhe patrioti SHQIPTAR i pazevendesueshmi Arben Duka , rresbekte qoft vit i bekuar 2020ta per ty dhe familjen tende, rrespekte.