Dhe për ironi të fatit, Shkodra do t’i mbetet prapë Të Gjatit!

Leda Hysa

Gjer në fund të Gushtit,

s’do ndodhin çudira,

s’besoj se do kemi,

as lajme të mira!

 

Janë me pushime,

gjithë europianët,

pushime nuk bëjnë,

vetëm këta tanët!

 

Postime nga kokat,

në rrjete na vinë,

t’i mendojmë këtu,

dhe të jenë në Kinë!

 

Në fakt opozita,

s’thotë dot: “Punë e mbarë!”,

pushime të gjata,

këtë vit ka marrë!

 

Meta promovon,

burime dhe hije

dhe stafi-dekretet,

për firmë ja shpie!

 

S’dihet sa makina,

që venë dhe vinë,

se s’i thonë shaka,

të mbash Shqipërinë!

 

Të më rrosh sa malet,

presidenti im,

Trembëdhjetë Tetorin,

mos e kthe  fiksim!

 

Mos e bëj fiksim,

se dëmton shëndetin,

Zgurin-në pozitë,

mos e vur të shkretin!

 

Me vetëm një votë,

që do ketë përherë,

Trembëdhjetë Tetorit,

nuk i jep dot vlerë!

 

Ai do të jetë,

fiks si thotë Edvini,

jo një ditë zgjedhjesh,

po një ditë pushimi!

 

Tani pak a shumë,

i dimë zhvillimet,

dimë që dhe BE-ja,

s’i hap bisedimet!

 

Edhe këtë vjeshtë,

do mbetemi jashtë,

se gjithmonë do ketë,

një gjilpërë në kashtë!

 

Shumë i lumtur është,

Lul-Komiku ynë,

se penalizon,

vetëm qeverinë!

 

Eh-mor Lul i shkarë,

që të rëntë flama,

se përgjegjësitë,

s’i ka vetëm Rama!

 

S’i ka vetëm Rama,

more lafarak,

biles për sivjet,

Rama ka më pak!

 

Europa sheh,

me presje dhe pika,

fajtorë kryesorë,

ti edhe Monika!

 

Ti edhe Monika,

dhe Meta në ballë,

shto dhe pesë lavjerrës,

që vijnë vërdallë!

 

Nga gjithë betejat,

këtë vit u zhdukët,

dhe as për Tetorin,

në en-bllok s’u dukët!

 

Meta kishte ende,

tek juve një shpresë,

por ju dhe me Metën,

dolët të pabesë!

 

Përjashto Monikën,

Dukën dhe Mediun,

s’pamë për regjistrim,

Lulin dhe Saliun!

 

Luli njeh dekretin,

po e njeh më kot,

po s’futet në zgjedhje,

se është një idiot!

 

Se është një idiot,

pa fe e pa besë,

një i tillë budall,

për cilin ngjall shpresë!

 

Ja kuptoj Ilirit,

Këtë vjeshtë të hidhur,

në një dru të kalbur,

gomarin ka lidhur!.

 

Me një dru të kalbur,

nuk ndodh mrekullia,

nga Luli u pordh,

edhe LSI-ja!.

 

Siç e kemi shkruar,

disa ditë më parë,

LSI do merrte,

me dhjetra këshilltarë!

 

Nëse Valdrin Pjetri,

vetëeliminohet,

ka paqartësi,

në zgjedhje si do shkohet?!

 

Në është Qershori,

një vazhdimësi,

s’mund të regjistrohet,

as dhe një parti!

 

Në Tridhjetë Qershori,

nuk ka përfunduar,

do konkurrojë prapë,

kush ka konkurruar!

 

Kodi e ka vënë,

kufirin tek thana,

se në ato zgjedhje,

s’merr pjesë as Voltana!

 

Sërish do vazhdojë,

ironi e fatit,

dhe Shkodra sërish,

i mbetet Të Gjatit!

 

A.DUKA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *