Prej dy javësh kryetari real i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kryetari i deklaruar i kësaj partie, Lulzim Basha, kanë nisur të denoncojnë para kohe shkarkimet dhe “spastrimet” që sipas tyre do bëjë qeveria e re që pritet të marrë frenat e vendit në muajin shtator. Berisha dhe Basha duket se po e kthejnë në një platformë opozitare “mbrojtjen me dhëmbë” të administratës që po lënë pas. Ndoshta u bën punë si kauzë opozitare, si retorikë fjalimesh dhe artikulimi politik. Por deri këtu. Sepse me veprime po tregojnë tjetër gjë.
Gazeta “DITA” është informuar për disa vendime të ndërmara ditët e fundit nga ministrat dhe drejtorët e rëndësishëm të qeverisë. Nuk janë gjë tjetër veçse shpërblime, për “leche culs” siç thonë francezët (që në shqip përkthehet me figurën që shihni në kopertinën e sotme). Vendimet për të cilat po flasim sot janë përgjithësisht shpërblime për shërbimet në propagandë dhe administratë. Bëhet fjalë për disa prej të afërmve të qeveritarëve më të lartë të vendit që lëshojnë zyrat në shtator, por brenda listës së “sadakasë” nuk mungojnë as të afërm të analistëve proqeveritarë, të gardës mediatike të pushtetit të cilët, nga ana e tyre, duket se këstin e fundit të shpërblimit ua kanë caktuar të ministria e Jashtme.
Noterë sefte
Dhoma e noterisë së Durrësit duket se është kthyer në një institucion “alkimistësh”. Nëse je taraf i ndonjë zyrtari të lartë, kushëri, lidhje krushqie, bashkëpunëtor i ngushtë etj, nuk ke pse shqetësohesh fare për fatin tënd pas Shtatorit. Mund të bëhesh noter, mjafton të veprosh shpejt, pa u ngrysur muaji i nxehtë i gushtit. Emrat e disa prej të afërmve të Presidentit të republikës, të vajzës së kryeministrit, të rrethit të ngushtë të Ridvan Bodes, kanë nisur të veprojnë me shkathtësi dhe janë bërë noterë tashmë për të qenë të tillë pas rënies nga pushteti.
Lista është e gjatë por po përmendim vetëm disa shembuj: Edlira Nishani (kunata e presidentit Nishani), e cila punon aktualisht në hipotekën e Durrësit është certifikuar si notere kohët e fundit. Njësoj ka vepruar dhe Diana Malltezi Hoxha e cila është vajza e xhaxhait të Jamarbër Malltezit, bashkëshorti i Argita Malltezit. Bedri Luku i cili është aktualisht drejtor i Hipotekës së Durrësit është certifikuar gjithashtu si noter. Lista vijon me me doganierë që bëhen noterë. Znj.Jonida Spahija është një nga rastet e hetuara nga DITA. Edhe z.Gerti Bode, nga shofer i drejtorit të Doganës Durrës z.Jaçe Hysolli është certifikuar gjithashtu si noter (!).Do ishte interesante ta dinim se çfarë mendojnë këta noterë rishtarë kur shohin në televizor Berishën ose Bashën që u qajnë hallin punonjësve të administratës në fjalimet e tyre.
Pakëz Bumç
Disa bëhen noterë por disa të tjerë kapin majat e shërbimeve diplomatike si papritur. Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi nuk ia përton shumë nëse ka edhe kalemin edhe defterin. Aldo Bumçi do të jetë në zyrë edhe për pak ditë si ministër i Jashtëm i Republikës. Zakonisht në vendet perëndimore, ministrat e Jashtëm, në ditët e fundit të detyrës së tyre, kufizohen të këmbejnë dhurata me homologët ose bëjnë ndonjë broshurë me arritjet më të rëndësishme të detyrës së tyre por edhe të motivojnë nëpunësit profesionistë duke u shkruar personalisht, kudo ndodhen. Por Aldo, nuk mund të ketë plane kaq të thjeshta. Në ditët e fundit të punës së tij si ministër ai ka firmosur një sërë vendimesh që favorizojnë të afërm të analistëve të spikatur për qëndrimet pro-Berishës. Sa për të marrë një shembull para pak kohësh z.Bumçi firmosi emërimin në ambasadën tonë në Romë të znj.Gerarta Zheji, e bija e z.Artur Zheji. Por rasti nuk është i vetëm në fushën e asaj pjese të turpshme të medias që braktisi interesin publik duke u bërë pjesë e neveritshme e propagandës berishiste, duke justifikuar madje edhe krime të tmerrshme si 21 janari.
Si në rastet e mëparshme nuk bëhet fjalë për ndonjë rregullim “me stil” të ndonjë personi të kualifikuar për këtë detyrë por janë thjesht emërime arbitrare, që u bëhen zakonisht vajzave apo djemve të rinj që ndërsa ndjekin studimet jashtë vendit, kostot e jetesës në Itali, Londër a gjetkë, ua paguan shteti nepotik i z.Berisha duke i emëruar formalisht si zyrtarë ambasadash. Janë yjet në ngjitje të diplomacisë dhe noterisë shqiptare, për fatin e të cilëve pas Shtatorit, Berishën dhe Bashën i bluan meraku pa ardhur gushti.
Leche culs (b… lëpirësat) – dhe premtimi i Ramës për diplomacinë
Xhevdet Shehu
U bë nami nja tre muaj më parë në kampin e demokratëve në qeverisje kur Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama, kapi për veshi djalin e Neritan Cekës, diplomat në Vjenë. U ngrit dhe një komision hetimor parlamentar që u quajt ‘Komisioni i Veshit’. Pavarësisht se gjithë ajo zhurmë përfundoi në hiç, në të vërtetë pati një të mirë të madhe: na tregoi se cili është përfaqësimi ynë diplomatik në botë dhe problemet e jashtëzakonshme që ka ky shërbim aktualisht, të cilat morën përmasa të papara gjatë qeverisjes tetëvjeçare të Berishës. Duke u marrë me veshin, do s’do, dolën turpet e diplomacisë sonë, mediokriteti, skandalet, nepotizmi dhe klientelizmi politik që ka zaptuar Ministrinë tonë të Jashtme. Përfaqësimi diplomatik i deritanishëm është pikërisht ai që nuk na duhet, është modeli më i keq se si nuk duhet punuar.
Ajo që po ndodh në Ministrinë e Jashtme me emërimet klienteliste dhe nepotike është vazhdimësia natyrale e zullumeve të kësaj qeverie në ikje. Disa emërime janë firmosur së fundmi nga ministri në detyrë Aldo Bumçi, nga të cilët sot po përmendim vetëm një. Por janë disa. Dhe janë nga fusha e shërbyesve mediatikë të propagandës së Berishës gjatë këtyre viteve kur ndodhën krime dhe abuzime të tmerrshme me pushtetin, përfshirë këtu 21 janarin e vrasjeve, ende të pandëshkuara.
Edi Rama ka premtuar një ndryshim rrënjësor të kësaj situate në diplomacinë tonë. Gjatë një interviste televizive Rama premtoi se “ajo që duam të bëjmë ne është pikërisht kjo: Që të mos e kesh domosdoshmërisht babin shërbëtor të kryeministrit për të shkuar në ambasadë dhe për t’i shërbyer shtetit tënd. Të mos e kesh domosdoshmërisht mamin gocë tezeje të Kryetares së Kuvendit për të marrë një punë në shtet dhe me radhë, e me radhë, e me radhë, se s’po i hyj të gjithë zinxhirit, se këta e kanë dhe zinxhirin shumë të gjatë…”
Le ta quajmë këtë një premtim të zotit Rama. Ai dhe qeveria e tij do të fillojnë punën në shtator. Që të quhemi Republika e Shqipërisë dhe jo Republika “Demokratikase” e Skandaleve.
Pershendetje te nderuar stafi. Para disa ditesh njoftuam te gjitha mediat se vajza e analistit servil te pushteteve, Artur Zheji, e cila quhet Gerarta Zheji ne ruge teresisht abuzive eshte emeruar konsulle e shqiperise ne Rome.
Emerimi i saj eshte bere pa konkurs dhe jashte ligjit diplomatik qe percakton kriteret e ketij emerimi dhe eshte firmosur nga ministri Aldo Bumci. Gerarta Zheji eshte nje shqiptare emigrante dhe bashkejetonte me nje italian ne qytetin e Torinos. Kete emerim ministria nuk e ka publikuar e mban te fshehte,kurse ne Itali ka mare dhene ky lajm i komentuar jo vetem midis zyrtareve te ambasades e konsullates por edhe midis shqiptareve.
U shkruam zoterinjve te mediave se ishin te lutur ta verifikonin nese nuk e besonin kete njoftim tonin. Por askush nuk na u pergjigj. Dhe askush nuk e botoi. Me behetqejfi qe e lexoj me ne fund kete akt skandaloz nepotizmi. Me respekt per ju Alfred Burija
Edhe pastaj ka goje te flasi Basha e Berisha per shkakimet ne mase, ata e kan krimbur administraten dhe diplomacine Shqiptare me parazite te dores se dyte
Eshte nje coroditje totale e shtetit, kriminelit i duhet pre dora dhe kokat KUCEDRES. Marrezite e te droguarit nuk kane te sosur, ja “shperblefshim” ne koke te femijeve, qe ti shikoje per se gjalli ku do te perfundojne, ne cmendine ose ne burg, me cfare po i ben ky SERB popullit shqipetar.
Kengetarja e deshtuar Mira Bregu eshte emeruar ne Misionin e RSH ne Gjeneve, djali i Prec Zogaj ka filluar pune ne Ministri te Jashtme pa konkurs, pret te shkoje ne ambasade Rome, emerimi i tij kuptohet u be sapo babi kaloi me Berishen (prape…); vajza e Avni Ponarit, pronarit te Sigal ka mbi 2 vjet ne misionin e RSH ne Vjene, nuk ka status diplomati po pse te paguaje qera ne Vjene ajo kur ka shteti????!!!! Babi sapo nderhyri te Aldo/Ilda dhe ia ngriten pagesen ne sekretare e pare…. Ka para ky popull te paguaje per keta bastarde! Dhe emerimet vazhdojne….
Sakte! Te verteta te pamohueshme, ka edhe me shume se kaq. Por te jeni te bindur se kjo maratone do te vazhdoje edhe nga krahu tjeter. Do te ike nje pale e do te vijne te tjeret, tani djemte e vajzat e Muc Nanos, Andrea Stefanit, nipi i Kokedhimes, mbesa e Angjelit, etj., etj. Te shohim, nese jo, me falni!
O Beni!! E ke gabim,shoku!!
Do ikin KELYSHET E Berishes dhe do vijne diplomate nga …………..MAROKU,ZIMBABVE,TANGANIKA,SAO TOME,ISHUJT FIXHI,MALDIVE,GROENLANDA DHE………. ALASKA!!!
Ka mendime,qe ambasadat SHQIPTARE te hiqen fare se ,sipas pervojes te sukseseshme te Berishes,kete detyre do ta bejne KOMPANITE LOBUESE PRIVATE!!!
mos eshte gje llapa e mark.uk serbit ajo qe po i terheq nje tegel tajares se saliut …
@artan : jo nuk eshte llapa e tij (edhe se atij do ti pelqente shume),,,,,,,,,,,,,,ku te lene radhe ne shiperi me lepire , sa ka para atij,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!
S’kane te sosur skandalet. Llesh Kola, ish kandidat per deputet i PD emrohet sekretar i pergjithshem ne ministrine e jashtme vetem tre jave para ardhjes se qeverise se re.
une shpresj jo vetem ne pastrimin rrenjesor qe qeveria rama do te beje ne kete sector te mbushur me parasite gjakpires ( te kuptohemi figurshem keru. gjakpires qe po I pijne gjakun trupit te shqiperise dhe po e vdesin), por edhe ne venien para ligjit te ketyre ndyresirave duke filluar me strumbullarin e krimit dhe shkaterrimit berishen dhe me bumcat e bamcat qe veprojne sikur jane ne prone e ne shtepi te vet dhe behen trima e doreleshuar me parate tona. bersoj qe eshte e afert dita kur keto hajdute e shperdorues te japing llogari. flakja ne plehra nga populli nuk mjafton. keto duhet te paguajne deri ne nje demet qe kane bere…me sa dime ky bumci eshte I implikuar edhe ne krimin e gerdecit…
Edhe vellai i Arjan Canit ka 8 vite ne Paris, nderkohe qe ligji percakton periudhen 4-vjecare si maksimum te sherbimit ne nje vend te caktuar. Shtyje ta shtyjme duke shkelur ligjin mqnse Arjan Cani ben propagande per Berishen
Dakort por kur nuk do te degjojme me ka dhe te tjera.Duhen denoncuar te gjitha nje per nje ather ke bere detyren tende si gazetar jo kur thua se ka edhe te tjera,amani se po na soset durimi me kete gazetari gjysmake.Kini pak kurajo.
Une jam Gerti Bode, dhe asnje dite nuk kam punuar shofer i askujt, dhe as nuk jam bere Noter. As nuk me lidh asgje me qytetin e Durresit. Une jam vertet nip i Ridvan Bodes dhe normal e kam per nder, pasi eshte familja ime, nuk jam si komunistet qe mohojne familjet e tyre.
Per te gjitha ato qe shkruani per personin tim, Ju kerkoj si staff apo redaksi te kerkoni ndjese, publike ne kete gazeten tuaj te famshme. Ne te kundert do te jem i detyruar tja u kerkoj nepermjet gjykates. Nese do te ishte nje gazetar i hajrit apo redaksi tamam, minimumi do te kryente nje verifikim te vogel se cfare pune dhe cfare profesioni ben Gerti Bode.
Ju faleminderit, mbetem ne pergjigjie te reagimit tuaj.