31-vjeçari Alket Palushi doli para gjykatës nën akuzën e kundërshtim të forcave të policisë në gjendje të dehur. Gjykata e shpalli arrestimin e tij të paligjshëm duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të akuzuarit përballë një mase më të lehtë, atë të detyrimit me paraqitje.
Seanca për masën e sigurisë ishte në fakt një përplasje akuzash për kafshime mes të pandehurit, i cili pretendonte se gjatë konfrontimit me policinë, kishte qenë një polic që i kishte kafshuar veshin.
I akuzuari: Më ka kafshuar polici veshin
Gjyqtari: Çfarë të ka bërë? Kush?
I akuzuari: Më ka kafshuar në vesh polici, pastaj unë nuk mbaj mend se cfarë bëra.
Por edhe Prokurori i cështjes kishte si provë kundër të riut, kafshimin e policëve gjatë arrestimit të tij.
“Personi i shoqëruar, në një cast u ka dhënë prangave me forcë dhe ka sulmuar fillimisht punonjësin e policisë Agron Kastrati, që ndodhej në sediljen e pasme të makinës duke e kafshuar disa herë në të dyja duart”, deklaroi prokurori, Ardiano Dyrmishi.
Në këtë situatë, ku secila nga palët pretendon se është kafshuar nga pala tjetër, dhe kur veshi i dëmtuar i të akuzuarit është qartësisht i dallueshëm, gjykata kundërshtoi ta linte kuksianin me 30 ditë burg me afat derisa përpara gjyqësorit të depozitohen dy ekspertiza që do të konfirmojnë nivelin e dëmtimeve nga kafshimet.
Në përfundim të procesit avokati Zihni Qinami thotë se familjarët e Palushit kanë denoncuar grupin e gatshëm të policisë së Kamzës në mënyrë që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të zbulojë kush e kafshoi veshin e klientit te tij.
“Kanë debatuar, është futur në makinë. Se cfarë kanë bërë në makinë s’di kush gjë. Unë s’di gjë, vetës se kur ka dalë, ka dalë me vesh të carë rreth 2 centimetër”, deklaroi avokati i 31-vjecarit, Zihni Qinami. / Top Channel
Po edhe sikur;ky ishte i pire tap,tashi ju ke besoni nje piranec apo dy polica………..!!!!?
Fjala kafshim rrjedh nga fjala kafshe dhe ne kete rast vertetohet qe si polici dhe i arrestuari qe akuzojne njeri tjetrin per kafshim jane shume larg humanizmit. Komentet e tjera jane te teperta.
U bë kjo puna e tërheqjes ose e kafshimit të veshëve si ato historitë e nastradin efendiut!? U bë modë më duket!
Ky djali “i pire” qe ka guxim te sulmoje policin, do policet greke qe t’ia tredhin koqet!
Sa mire do ishte sikur te mos kishim veshe fare…
Maloku nga Kukesi bashkefshatar i Mut Nokes thote qe nuk mbaj mend cfare kem bere , por me te tille kafshe vetem nje gje duhet bere qe ti vijne mend e te mbaje mend, vetem DRU, se e kane kurrizin si lekure bualli. Nuk dime ndonje rast qe nje qytetar ne hall e pune te tij te arrestohet nga Policia ne qeverine Rama, kjo ka ndodhur vetem ne qeverine e rrumpalles se Sali C4. Gjykatat e Ulokut Jar e te kriminelit Sali C4, vazhdojne te mbajne anen e antiligjit, te jene pale me krimin e kriminelet dhe kunder shtetit dhe policise se shtetit..
Te drejte ka polici.
Nese s’mban mend si e pse, le ta vendose ekspertiza dhe me nje gjobe qe ti vije mendja verdalle : )
–Ne mes shek XX-te ne Britani ka qene botuar nje liber sh. i njohur (sot i harruar) qe fliste per jeten ne departamentin e filozofise te nje Univestiteti provicial; jo se ka lidhje permbajtja me kete lajm, por me kujtoi titullin:
“Eshte gabim te hash Njerez”
: )
[Eating People is Wrong, by Malcolm Bradbury]
Nuk cudit askend kafsheria qe rrethon Mul Noken. Prej tyre mund te pritet cdo gje.
abc-kur do te vije ajo dite e lumtur,kur sistemi yt i shkrim- pikesimit te legalizohet?
Lexoni komentet për gjeneral tradhetarin e ri të detit te lajmi Braho: “akuzat e imamit ndaj fa janë halucinacione”. Tung.