Njëqind ditë pas arratisjes së tij nga ishulli Elba, Napoleoni i etur për lavdi dhe i sëmurë nga cistiti përjetoi natën e tij më të keqe. Pas 20 vitesh sundimi në Europë, me ushtrinë e tij u përball për katër ditë, në fushën e Vaterlosë, me forcat aleate të Prusisë, Anglisë dhe Holandës. Dita e 18 qershorit 1815 kishte filluar me 67. 661 ushtarë aleatë në pyjet soniane dhe 73.170 francezë që i bënin ballë në anën tjetër të rrugës së asfaltuar nga Brukseli. Kur në 11:30 të mëngjesit artileria e vëllait të tij Jerome Bonaparte hapi zjarr me predha kundër forcave aleate që ishin në kështjellën e Hugoumontit, filloi kasaphana: breshëria e topave alternohej me pushkët, karrocat e barutit fluturonin në ajër dhe fushat e misrit u mbushëm me gjak nga përleshjet trup më trup.
Në 10:00 të mbrëmjes beteja kishte përfunduar. Francezët u mundën dhe në një peizazh heshtjeje, balte dhe shkretimi, kufomat e rreth 50 mijë njerëzve dergjeshin të vdekur, ose të plagosur. Misri nuk mund të korrej, por pati një korrje tjetër më produktive. Në të ngrysur, hije njerëzish endeshin mes të rënëve, duke mos përbuzur asnjë objekt me vlerë e duke rrëmuar në uniformat e dhunuara. Por ajo që kërkonin më shumë këta oportunistë ishin dhëmbë në gjendje të mirë. Kishte kërkesa në mesin e të pasurve që kishin pak dhëmbë, por shumë për të përtypur. Një kërkesë për të cilën ishin të gatshëm të paguanin dhe oferta e të cilës u rrit pas kasaphanës së Vaterlosë.
Aq e madhe ishte përmbytja e tregut, saqë ato dhëmbë fituan një emër të ri: Dhëmbët e Vaterlosë. Më mirë të kishe dhëmbët e një të riu të shëndetshëm të vdekur nga plumbi, apo topi se sa dhëmbët e shqyer nga nofullat e një njeriu të varur, një të vdekuri në morg, apo të furnizuesve që mundësonin “produktin” duke hapur varret gjatë natës dhe me pinca shkulnin dhëmbët e trupave të tretur. Në shekullin e tetëmbëdhjetë, ofruesit më të mëdhenj të dhëmbëve ishin pikërisht këta njerëz, që zhvarrosnin kufomat, i transportonin në karroca dhe i shisnin më treg.
Astley Cooper, kirugu më i famshëm i Londrës në fillim të XIX, mbante një marrëdhënie të veçantë me një bandë “hapësish varresh”. Në “Jeta e Astley Cooper”, nipi i tij Bransby Cooper tregon se këta njerëz jo gjithmonë nxirrnin të gjithë trupin, ndonjëherë mjaftoheshin me nofullat, që ofronin fitime të mjaftueshme për të kompensuar bezdinë dhe rrezikun e zanatit të tyre. Dentistët e Londrës, i blinin pa pyetur shumë. Evropa në atë kohë biznesi i protezave u përhap shumë. Të parat kishin një bazë druri, prej porcelani, apo fildishi në të cilat vendosnin dhëmbët e kafshëve, të kriminelëve. Estetikisht ishte pothuajse mirë, por funksionalisht linin për të dëshiruar, aq sa hiqeshin kur duhet të hanin. Që nga viti 1774 ka pasur dhëmbë prej porcelani, por ishin produkte me kosto të ulët që u jepeshin të varfërve. Alternativa më e mirë për një dhëmb njeriut ishte një tjetër dhëmb njeriu, zakonisht i futur në një protezë fildishi.
Në dhëmbët e bërë mungesa e smaltit sillte një shije të keqe në gojë, ndërsa protezat me dhëmbë njeriu ishin më të mira, i rezistonin prishjes dhe ruanin ngjyrën. Prandaj, dentistët i paguanin mirë furnizuesit e tyre. Në 1783, një prej tyre të ofronte duke publikuar njoftimin në gazetë dy guinea për secilin dhëmbë në gjendje të mirë. Një kurorë dhëmbësh të mirëfilltë kushtonte më shumë se 30 paund. Për pacientin kërkues dhëmbët e marrë nga fushat e betejave ishin një “trend”. Por jo gjithmonë kishte ofertë në treg. Beteja e Vaterlosë pati aq të vrarë sa mundën të furnizoheshin dentistët nëpër Evropë dhe përtej Atlantikut. Plaçkitësit vazhduan të punonin edhe gjatë luftërave në vijim dhe gjysmë shekulli më vonë në katalogët dentarë vazhdohej të reklamohej “Si dhëmbët e Vaterlosë”. /DITA

Me vjene shume keq nga ky artikull i shkruar. Deri tani nuk kam lexuar shkrime te tilla ne asnje liber per Vaterlone. Shkrimi duhet te jete tendencioze ne kete 200 vjetore.
po mor lali vazhdo e jeto në përralla!!
jeta ka qënë e tillë!ndoshta pas 200 vjetësh nuk kanë për ta besuar atë që do të lexojnë nga shkrimet tona,të kohës tonë!!
bile do të ketë dhe si ti që jetojnë vetëm jetën e tyre dhe çdo gjë tjetër nuk egziston!o është e pa mundur të egzistojë ajo që unë nuk e njoh!!
..s’ja vlen..
Si jeni me dhembet o shqiptare ?