Sulaiman Abu Ghaith, është shpallur fajtor të mërkurën nga Gjykata Federale në Manhattan Ai do të vuaj dënimin me burgim të përjetshëm. Abu Ghaith është dhëndri i ish-liderit të Al Kaidas Osama Bin Laden, dhe akuza që e çon atë përjetësisht në qeli është se ai kishte folur në disa video kaseta me Bin Ladenin ku merr përgjegjësinë për sulmin e 11 shtatorit. Gjykata e shpalli fajtor për mbështetjen e terroristëve dhe konspiracion për të vrarë amerikanët. “Këta të rinj të cilët kanë shkatërruar në Shtetet e Bashkuara dhe nisur stuhin e avionëve kundër tij kanë bërë një vepër të mirë,” tha Abu Ghaith. Ai rendite figura më e lartë pas drejtuesit aktual të Al-Qaidas, dhe këtë deklaratë e bëri sot në gjykatë. Prokurorët thonë se, Sulaiman Abu Ghaith kleriku fetar nga Kuvajti ka ndihmuar Al-Qaidanë duke folur pro luftës para luftëtarëve në kampet e trajnimit në Afganistan dhe duke shërbyer edhe si zëdhënës i Bin Ladenit.
