Majko ka qenë mbrëmë në studion e gazetares Ilva Tare dhe ndër të tjera është pyetur mbi deklaratën e Berishës për dhënien e shtetësisë për shqiptarët jashtë Shqipërisë. “Si e lexuat ju, fushatë, retorikë nacionaliste apo një premtim që duhet ta kishit bërë dhe ju?” – ishte pyetja e Tares dhe Majko përgjigjet:
“Si projekt është diskutuar por nën tavolinë, si projekt publik s’ka dalë as nga PD dhe as PS, ka dalë nga parti të tjera gjatë kohëve të fundit. Është një projekt që e kam ndierë nga shumë shqiptarë, ata në trevat shqiptare e kanë ëndërr. Në këtë kontekst teknikisht duhet parë pozitive… Por nëse marrim me ngadalë filmin, në 8 vjet nuk ekziston asnjë projekt mbarëkombëtar as për gjuhën, historinë, ekonominë. Ne jemi kaq vonë… Nëse flasim për nështetësinë kjo duhet të ishte konkluzion, Shqipëria ende nuk i ka dhënë daljen në det Kosovës, s’ka një projekt ekonomik të shqiptarëve të trevave shqiptare që të ketë qenë i suksesshëm. Në këtë boshllëk ky projekt i dhënies së shtetësisë ta ngre natyrshëm pyetjen se cfarë është? Ka element të natyrave të ndryshme që duan një reflektim, dhe kjo thjesht me pyetjen ku e ka hallin? Mund të ishte dhe “bravo i qoftë Doktorit” por ama në një vakum të tillë… Ajo që di të them se 28-a u kthye në opozicion. Kjo u reflektua në heshtje me vërshimin drejt Vlorës. ” – tha ndër të tjera ish-kryeministri socialist
