Dhërmi, sherr në hotel, qëllohet me grushte i riu nga Elbasani

Gazeta Dita

Një sherr ka ndodhur një ditë më parë një hotel në Dhërmi ku persona ende të pa identifikuar kanë goditur një të ri.

Sipas policisë së Vlorës, ata kanë goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 29, banues në Elbasan, ndërkohë po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Më datën 12.08.2017, në Dhërmi, në nje hotel persona të paidentifikuar kanë goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 29, banues në Elbasan.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *