Një helikopter mund ta lërë në tokë edhe një… dhi kryeneçe.
Ngjarja ka ndodhur në periferi në qytetin Adelajde në Australi, para dy ditësh.
Një helikopter shpëtimi zbriti në një lëndinë pranë një zone banimi, për të marrë një person që kishte thyer këmbën në aksident rrugor.
Por sapo mjeti zuri në tokë, një dhi e zemëruar përplasi brirët me helikopterin, duke thyer dritaren e vogël poshtë postit të pilotit.
Në këto kushte mjeti doli përkohësisht nga shërbimi, deri në riparimin e xhamit.
Ndërsa pasagjeri pacient u çua me ambulancë në një spital lokal.

Lexoni fjaline e fundit:
“Ndërsa pasagjeri pacient u çua në ambulancë në një spital lokal”
Ketu diçka nuk vete: ka dy “në”. Ose e para duhet te jete me, ose e dyta. Une them e dyta:”Ndërsa pasagjeri pacient u çua në ambulancë me një spital lokal”.
Çmendoni ju te redaksise DITA?
Bravo drejtshkrimo. Verejtje me vend, me peshe dhe qe i jep shume debatit publik per ceshtjet madhore te vendit. Pasi gjete gjilperen ne kashte, a po i shef ca shenja pikesimi te munguara e ca gabime shkrimi te nderhyrja jote strategjike?
Luan, o trim !
Punet jane te ndara: dikush merret me drejtshkrimin dhe mireshqiptimin e gjuhes sone dhe dikush tjeter me”ceshtjet madhore te vendit” sic thoni ju…….Shko atje ku te therrasin ceshtjet madhore…..