Fëmijët dhe adoleshentët që në muajt e parë të jetës kanë vuajtur nga dhimbjet e barkut janë shtatë here më të rrezikuar nga migrena. Një studim i kryer në universitetin “Diderot” të Parisit nga profesori italian i mjekësisë, Luigi Titomanlio, argumenton se dy dhimbjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Eksperti ka marrë në studim qindra fëmijë të moshës nga 6-18 vjeç dhe sipas tij në bazë të lidhjes mes dhimbjes së barkut në muajt e parë pas ardhjes në jetë dhe migrenës vite më vonë qëndron një problem me enët e gjakut. Studimi është publikuar në “Journal of the American Medical Association”. / Gazmira Sokoli