Dhimbja e veshkave në shumicën e rasteve konsiderohet si një dhimbje kalimtare. Ajo nis krejt papritur dhe shkaqet e saj janë të ndryshme. Shpesh, dhimbja lidhet direkt me organet, por në shumë raste ka lidhje edhe me faktorë të tjerë që nuk kanë të bëjnë me veshkat, si p.sh. në rastet kur dhimbja përhapet në të tërë shpinën. Nuk duhet nënvlerësuar edhe roli i stresit.
Shkaqet
shkaqet e dhimbjes së veshkave mund të jenë të ndryshme. Në disa raste mund të kemi të bëjmë me praninë e gurëve në veshka, por në rastin e femrave, ndikim jo të vogël ka edhe cikli menstrual. Kjo ka lidhje me muskulaturën, e cila në periudhën e menstruacioneve kontraktohet, duke provokuar kriza. Dhimbje të tilla mund të shfaqen edhe në fund të shtatzënisë, për shkak të ndryshimeve hormonale që i paraprijnë procesit të lindjes. Në të tilla raste, pak mund të bëhet për pak për trajtimin e dhimbjes.
Por në rast se dhimbja përhapet në pjesën e barkut, prek edhe këmbët dhe shoqërohet me djegie gjatë urinimit, atëherë kemi të bëjmë me infeksion të rrugëve urinare. Në këto raste, është e domosdoshme t’i drejtohemi mjekut për analiza dhe mënyrën e trajtimit.
Dhimbja e veshkave në disa raste mund të lidhet edhe me stomakun. Acarimi dhe enjtja e këtij të fundit ushtron presion mbi veshkat, duke shkaktuar dhimbje.
Në raste të tjera, nëse dhimbja e veshkave shoqërohet me ndjesinë e sikletit në vezore, duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut. Në shumë raste të tilla, dhimbja vjen për shkak të kisteve.
Gjithashtu, edhe alkooli, nëse abuzohet në sasi, mund të shkaktojë probleme në veshka.
Trajtimi
Në disa raste, trajtimi i dhimbjes së veshkave mund të jetë më i thjeshtë nga sa e mendojmë. Ka raste kur shqetësimet vijnë për shkak të dehidratimit, ndaj konsumimi i lëngjeve rikthen veshkat në gjendje normale.
Në rastin kur dhimbja vjen për shkak të stomakut, mjekët këshillojnë konsumimin e ushqimeve që e kanë të lehtë kalimin në aparatin tretës.
Në rastet kur dhimbja lidhet me ciklin menstrual, një qetësues mund të na vijë në ndihmë. Ndërsa kur është fjala për gurë në veshka, mjeku përcakton nëse është e nevojshme heqja apo shkrirja e tyre me anë të ilaçeve. Gjithashtu, mjeku nefrolog përcakton edhe përdorimin e antibiotikëve në rastet kur kemi të bëjmë me një infeksion.
me dhemb shpina tani me shkon e edhe ni e therun neper trup e kemb
me duket se me dhemb pjesa e fundit e brinjeve
ashtu me ndodh edhe mua
kam dhimbje shpine e sidomos ne oret e hershme te mengjesit me shum se zakonisht nuk e di a duhet ti drejtohem mjekut te korrizit apo te veshkave pres pergjigjen
ju duhet te pini uje me limon i bashkon bash dhe i le 1 dit dhe diten tjeter pije dhe te ben mire
mirmrama deshta tju them me dhem ne anen e majt te veshka zaher qe lodhnaa ja nis mem dhimt a osht najsen serioze veshk a qysh
Shko tek mjeku i kurrizit ihere dhe po s’doli gje atje, mbase tek veshkat, por kjo duket si dhimbje kurrizi.
Zoterinj artikulli nuk eshte shkruar nga ndonje doktor, thote redaksia on line, keshtu qe mos pritni pergjigje!
nderro dyshekun vella
kama pom dhem
Prsh. Kam dhimbje ne krahun e djadhte te kycit te mesit.Me keshillo si tja bej sepse akoma nuk kam bere asnje kontroll.Te lutem me kthe pergjigje.
vuaj nga spondiliatroza e kam dhimbje ne mes ,qafe e shpine. kam ba radio grafi ,ajo ka dale shume keq. Nje mjek ne gjermani me dha si mjekim mbajtjen e brezit sanitas qe punon me bateri e mbahet ne brez.Kam shume permiresim kpor kam dhimbje nga ana e majte mbi legen deri ne mes te shpines. a mos kam veshken e majte? se me pengon si ne ecje ashtu edhe ne rrotullim te trupit Cfare duhet te bej?
Kam dhimbje ne hanen e majt. Te shpines me dhemb e ter ana majt e stomakut dhe lukthi ndjenj fryrje stomakut nen brinjet nga hana majt si pickim nsonje her edhe fundi stomakut kap pas nje operim. Te hemoroideve te brendshme para 7 muaj por pom shqetson kjo dhbje julutem pergjigjjen
Mirmbtema te nderuar kam dhimbje ne mes gjat koh ndersy kohes se fundit po ndihem ndryshe .ndonjeher dhimbje ne Fund te barkut , ndjehem e lodhur po kam frig mos Jan Problem veshket spokam zemer tshkoj ne mjek ju falemderit per cfardo pergjigje
Kam dhimbje te kurrizit ne te dyja krahet e veshkave dhe ndonjehere me kapin krizat ne fund te barkut dhe kam djegje urine ju lutem me ktheni pergjigjje??????
Kam dhimbje ne veshke shpesh her e gjith kjo vjen nga bakteria qe kame ne urine por ka 6 vite qe pranoj terapi por kot dhe zakonisht dhimbjet me fillojn para ciklit mestrual nese mund tme ndimoni me ndonje antibiotik apo me ndonje mjek te njohur
Pershendetje kam dhimbje ne veshka nuk e di nese kan lidhje me njera tjetren por urinoj shpesh dhe me djeg Ka raste qe urinoj dhe me del gjak zakonisht jam kontrrolluar te gjenekologu por me perseritet shum shpesh ju lutem me jepni nje mendim ke cili doktorr duhet te paraqitem
Je me veshka
Kam dhimbjen ne shpin ne dy anet shumm te medha edhe dhimbja me kalon edhe ne pjesen e barkun
A ti drejtohem mjekut Nuk um rrok edhe shpesh kjo dhimbje vetem kur um rrok ma ndalon edhe frymen smuj as me livrit qaq shum qe kam dhimt
doja tu thoja vuaj nga dhimbjet e veshkave dhe kam gurin ne veshka por kam shum dhimbje te tmerdhme me ka mar dhe veshken me dhimbje
Me dhemb pjesa e fundit te brive shum
persh kam dhimbje te krahut djath ne trup deri posht tek bolen cfar me jepni
mrm kam ni dhimbje ne shpin aty ku esht veshka
Me falni te ju bej nje pyetje ? kam dhimbje ne anen e djathte te veshkave .jam ne muajin e 6 te shtatzanize ..nuk me pushon dhimbja tere diten .