Dhimbjet e barkut janë ndër shqetësimet më të shpeshta të raportuara nga mjekët e familjes, dhe ata specialistë, shpeshtësia e të cilave prek pothuajse të gjitha grupmoshat. Këto dhimbje mund të vijnë si shkak infeksioneve të ndryshme, bllokimit të zorrëve, përdorimit të medikamenteve të caktuara për një kohë të gjatë, etj. Mjekja infeksioniste, Ilda Xhelili, tregon për “Dita”, shkaktarët që çojnë në shfaqjen e këtyre dhimbjeve, simptomat dhe kujdesin që duhet të kemi për të reduktuar pasojat e tyre. Mjekja ndalet veçanërisht në marrjen pa kriter të qetësuesve nëpër farmaci, çka ka bërë që shumë pacientë të paraqiten nëpër urgjenca me ndërlikime të shumta, si shkak i përdorimit të gabuar të këtyre preparateve.
Sa të shpeshta janë dhimbjet e barkut?
Dhimbjet e barkut janë mjaft të shpeshta në praktikën tonë ambulatore. Pothuajse të gjithë njerëzit kanë provuar një herë në jetën e tyre, si dhe më tepër, dhimbjet e barkut, ose abdominale, siç i përcaktojmë në gjuhën mjekësore. Shkaku i dhimbjeve të barkut diagnostikohet në bazë të karakteristikave të dhimbjes, ekzaminimit fizik (vizitës klinike të pacientit), si edhe ekzaminimeve klinike (qofshin këto analiza klinike-biokimike apo imazherike). Diagnoza e shkaktarit të dhimbjeve mund të jent atipike, sëmundjet që e shkaktojnë dhimbjen shpesh imitojnë njëra-tjetrën dhe karakteristikat e dhimbjes mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Konkretisht, çfarë duhet të kuptojmë me dhimbje barku?
Barku është një zonë anatomike që kufizohet sipër nga brinjët dhe diafragma, kurse poshtë nga kockat e legenit (bacinit). Edhe pse dhimbja e barkut mund të vijë nga indet e murit të barkut që rrethojnë zgavrën e barkut (të tilla si lëkura dhe muskujt e murit të barkut), termi dhimbje barku në përgjithësi përdoret për të përshkruar dhimbjen me origjinë nga organet që ndodhen brenda zgavrës së barkut. Organet e barkut përfshijnë stomakun, zorrët, mëlçinë, fshikëzën e tëmthit, shpretkën dhe pankreasin. Po ashtu, në pjesën e poshtme të barkut ndodhen fshikëza urinare, gjëndra e prostatës te meshkujt dhe tek femrat kemi uterusin (mitra) dhe vezoret, së bashku me tubat përkatës (tubat e fallopit). Herë pas here, dhimbja mund të ndihet në bark, edhe pse ajo mund të rrjedhë nga organet që janë afër, por jo në zgavrën e barkut (si për shembull veshkat, vezoret, uterusi, etj). Nga ana tjetër është gjithmonë e mundur që dhimbja të vijë nga organet e zgavrës së barkut dhe të perceptohet jashtë tij, për shembull dhimbja e inflamacionit (infeksionit) të pankreasit mund të ndjehet në pjesën e pasme të tij.
Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të dhimbjeve të barkut?
Shkaku kryesor i dhimbjeve abdominale (dhimbjet e barkut) është në radhë të parë inflamacioni (infeksioni) i një organi, për shembull apendisit, kolit, etj. Shkak tjetër mund të jetë bllokimi i zorrëve, bllokimi i rrugëve të tëmthit nga gurët, zmadhimi i mëlçisë në rastin e hepatiteve, apo edhe zvogëlimi deri në mungesë të plotë të furnizimit me gjak të një organi për arsye të ndryshme (për shembull kolitet ishemike). Një ndër shkaqet jo të rralla është edhe sindromi i zorrës së irrituar. Nuk është e qartë se çfarë e shkakton këtë lloj dhimbjeje, po besohet të jenë tkurrje jo normale të zorrëve (spazma intenstinale), si rezultat i hiperngacmueshërisë nervore të zorrëve. Këto lloj dhimbjesh, shpesh referohen si dhimbje funksionale për shkak se nuk ka anomali të njohura specifike, për të shpjeguar shkaqet e kësaj lloj dhimbjeje. Gjithashtu, dhimbjet mund të vijnë edhe si rezultat i intolerancave të ndryshme ushqimore apo edhe intoksikacioneve alimentare (helmimet ushqimore).
Si përcaktohet diagnoza?
Historia e pacientit është e rëndësishme për të ndihmuar mjekët në përcaktimin e shkakut të dhimbjes. Mënyra se si fillon dhimbja është mjaft e rëndësishme. Dhimbja e barkut që vjen papritur sugjeron një ngjarje akute (të menjëhershme) siç është për shembull ndërprerja e furnizimit me gjak e zorrës së trashë (ischemia), ose pengimin e rrugëve të tëmthit nga gurët e tëmthit (dhimbja në këto raste është e lokalizuar në anën e djathtë poshtë brinjës dhe përhapet në shpinë). Në rastin e apendisitit dhimbja fillon zakonisht në mes të barkut dhe pastaj lëviz në drejtim djathtas deri në rreze të kofshës në anën e djathtë.
Po kohëzgjatja e dhimbjes ç’rol luan?
Rëndësi ka edhe kohëzgjatja e dhimbjes. Në rastin e zorrëve të irrituara dhimbja mund të zgjasë me muaj, pushon dhe përsëritet për vite të tëra. Dhimbjet e gurëve të tëmthit vazhdojnë me orë dhe në varësi të rrugëve të bllokuara, ato kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale. Dhimbjet e pankreatitit (infeksioni i pankreasit) mund të vazhdojnë një ose disa ditë. Dhimbjet e stomakut dhe ato të zorrës së hollë mund të lirohen përkohësisht nga të vjellat, të cilat reduktojnë fryrjen e shkaktuar nga substance acide (siç ndodh në ulcerat) apo nga helmimet ushqimore.
Çfarë simptomash të tjera shoqërojnë dhimbjet e barkut?
Prania e etheve dhe e temperaturës tregon se kemi të bëjmë me infeksion. Diarreja, ose gjakderdhja e zorrës së trashë sugjeron për problem të zorrëve. Po ashtu dhimbjet e barkut mund të kenë shkaktarë edhe medikamente të ndryshme që pacientët marrin për sëmundje të ndryshme. Por, mund të ndodhë që simptomat klinike të jenë atipike (pa shenja të njohura). Për shembull dhimbja e apendisitit mund të jetë e vendosur në pjesën e sipërme të barkut, pa përparuar drejt anës së djathtë. Tek pacientët e moshuar dhe pacientët që përdorin kortizonikë dhimbjet mund të jenë të lehta edhe kur ka prani të infeksioneve të ndryshme. Por, sot përparimet moderne në teknologji kanë përmirësuar në një masë të madhe saktësinë, shpejtësinë dhe lehtësinë e diagnostikimit të dhimbjeve abdominale. Ekzaminimet që ndihmojnë në këto raste janë ato të gjakut (klinike dhe bio-kimike), si edhe ekzaminimet imazherike Eko, skaner, rezonancë magnetike, apo edhe ekzaminimet fibroskopike.
Si mund t’i parandalojmë?
Sikundër e theksova edhe më lart, vendosja e një diagnoze të saktë përcakton edhe trajtimin që duhet të ndjekë më pas pacienti. Do këshilloja që të bëhet shumë kujdes me marrjen e qetësuesve të dhimbjeve nëpër farmaci pa u konsultuar më parë me një mjek specialistë. Shumë pacinetë janë vënë përballë ndërlikimeve të shumta si shkak i ndjekjes së kësaj praktike të gabuar. Qetësuesit e marrë kanë dhënë efekte të tjera negative në shëndet, duke i bërë dhimbjet edhe më të mëdha. Një ndër qetësuesit që përdoret pa kriter është edhe loperamidi. Duhet të konsultoheni në mënyrë të vazhdueshme me mjekun tuaj specialist, veçanërisht në rastet kur jeni të detyruar që të përdorni për një kohë të gjatë preparatet kortizonike, apo hollues të gjakut.

prsh kisha nje pyetje kam dhimbje barku nga krahu i djathte me kte dhimbje kam shum vite e cila me kap 2ose tre her ne vit. jam vizituar shum her i kam ber te gjitha dhe skaner nje doktor me tha se ke dhjamthin disa te tjer me thon se problemi esht tek zorra e trash e cila fryhet dhe krijon dhimbje dua dhe nga ju nje per.flm
prsh desha te pys pse kam dhimbje barku ne fund barkut dhe kam dhimbje barku si ta preku barkun me dor ose si.me tha vetem pakez.me ndrydh me dhem barku jam 24vjeqare prsh
Psh kam dhimbje barku ne fund dhe ne mes te barkut dhe poshte brinjeve i kam me djekje therje dhimbjet me sheqerohen me gerpsima dhe pastaj ma qet dhimbjen shpin ne mes shpatullave dhe tek brinjet qfare mund te bej kam perdor qetsuse nga farmacia te Marra mendon se me kan ber dem jam shum keq me dhimbjet e barkut ase gjum skam te lutem me kthe pergj po pate munsi
Kam dhimbje ne fund te barkut ne te dy anet me mengjez sa nuk mund te ngre as kemben te vishem pastaj gnat levizjes me normalizohet e bdjej dhe kur sforcohem gjat perkuljes
Pershendetje e kam vajzen 5vjeqare po ka shumm dhimbje barku sidomos naten me shummm me kete dhimbje eshte Qe 10 dit e kam pas te mjeku ja ka ba analizat fotografime krejt I kan dal mir ju lutem trego nese din naj keshill me ma jap
I nderuari doktor un kam dhimje te barkut qe disa vite.por ende nuk asht pecaktu dijagnoza.megjithse kam ber ultra zer me ka than se kam problem me zorr ashtu kam ba ct.vrehet trasje zorre .kam ber kolonoskopi nok ka depertu sonda per te verifiku smundjen.kam berirorggrafi . Methan kolit kronik e tash cila asht ma besushmja.dhe qa te baj ma tutje falenderir ne mirkuptim.jam 68 vjeqar.
Doktor..nga puna e tepert qe kam ber .kam dhimbje prej mureve te barkut..pak levizje posht nalt ose majtas djathtas..kam dhimbje dhe shoqerohet me temperatur bukur te larte…nje konsult nga ju ose mundesisht deshiroj te kominikoj me ju me telefon..ju lutem pergjigjuni…
mirembrema doja tju pyesja po e dhimbje te forta bark cfar duhet t bejme
Pershendetje ,jam 23 vjec edhe kam dhimbje her pas here ne krahun r majt dhe te djatht shoqeruar me dhimbje mesi ,kam ber analiza e vizita ,ne fillim kisha myk zorresh e me pas e kurova ,tani kam serisht dhimbje ,ju lutem ndonje keshill se cfar mund te bej ? per momentin jam duke vazhduar 1 kur. L-active dhe Dicetel
m cfar ti qetesjm dhmbjet e barkut
Kam
Dhimbje ne anen e majte ne funde te barkut kam be koloskopin ku sonda u afru ne vendin ku kisha dhimbje aty kerceva dhe dr me tha zorra edhte e lakuar apo e thyer dhe nuk me dha asgje cka me preferoni ku dhimbjet her pas here ku duhet menjeher te dal ne wc pres pergjigjen
Kam dhimbje barku ne anen e majt disa or qfar me sugjeroni
prsh desha te pys pse kam dhimbje barku ne fund barkut dhe kam dhimbje barku si ta preku barkun me dor ose si.me tha vetem pakez.me ndrydh me dhem barku jam 24vjeqare
Prsh. …. kam dhimbje te vazhdueshme te barkut. ….. jo dhimbje te forte por e bezdisshme dhe qe ne rasteve te rralla me pushon….. pse ndodh kjo? ???? Kam Bere analiza dhe kam marre kura por prape e nejta gje!!!!
Pershndetje kam dhimbje te forta te barkut dhe te gjitha kontrrollat ikam ber nuk ka diqka qe kam len pa ber dhe nuk me del dot asgje mjeket me tjojn qe skam asgje por dhimbjet dhe djegsime te forta kam ne anen emajt po ashtu edhe te djathten dhe posht ne zorren e trrash tash ka fillu ne anen e poshtme te organit gjenital kam 3 vite qe jam me ket dhimt nuk gjej dot qare se qfar te bej ju kisha lut teme kshilloni se qfar te bej
Pershendetje.
Kam dhimbje te lehta ne fund te barkut ne krahun e djathte,kjo shoqerohet me alergji.
Nganjehere dhimbja ngjitet me lart ose ndihet po ne krahun e djathe mbrapa.çlloj shenje eshte?
Faleminderit.
Pershendetje ka gati qe 20 vite me dhemb barku dhimbje te forta gjdo her ndodh gjat nates kur du me fjet e deri te nesrit nuk me ndalet kom perdor qdo gje po ska fonksionu jom kontrollu te mjeku qdo gje me del mir me analiza e te gjitha mund te me sugjeroni ndonje gje
Pershendetje ka gati qe 20 vite me dhemb barku dhimbje te forta gjdo her ndodh gjat nates kur du me fjet e deri te nesrit nuk me ndalet kom perdor qdo gje po ska fonksionu jom kontrollu te mjeku qdo gje me del mir me analiza e te gjitha mund te me sugjeroni ndonje gje
kisha nje problem gjate nates mua me merlli barku po bej afer dy vjet qe me ndodh kjo gje si mund te me ndimoni ju lutem kam shkuar neper doktora po skam gjetur derman
Pershendetje,une jam 19 vjec,kam kaluar nje problem me bajamet dhe pasi me kaluan filluan te me dhimbte pjesa e kurrizit e pasme tek veshkat. Me pas me filloi barku,dal shpesh jashte aq shpesh sa nuk mendoj se eshte normale. Mos ndoshta mund ta kem nga ndonje mikrob qe me ka ardhur si pasoje e bajameve? Me ktheni nje pergjigje ju lutem! Faleminderit dhe Zoti ju bekofte!
Persh kam pas dhimbje te fundit te barkut,dhe me ka zgjat 5 min kam fillu te njersitem dh me qojke per te vjellur.qka mundeni mem syxheru klm.
Pershendetje kam 2 musj qe kam dhimbje barku por edhe stomaku dhe perqendrohet ne krahun e djathte vete posht dhimbja pasandaj ngjitet ne stomak kam bere disa vizita si skaner fibrogastroskopi eko dhe me kane dale mire me tha doktori se konkluzioni eshte hernie hiaitale rreshqitese qe une nuk e di se cfare do te thote ne gjuhen e shkences ju lutem mund te me thoni se si duhet te veproj dhe me cfare pushon kjo dhimbje barku
mir dita
Pershendetje,
kam dhimbje ne anen e majte te barkut. Te lehte, por kur e shtyp fort me dhemb. Eshte ne anen e majte prane kerthizes. Gjithashtu me duket sikur e kam dhe pergjate zorres ne te majte dhe mbrapa ne shpine( por ne shpine e kam kur rrotulloj trupin). Dhimbja eshte e lehte, por si pak bezdisese. Jo e forte.
Pershendetje deshta tju pys kom dhimbje barku Te vathdushme zakonisht ne Krahun e djatht nder bri pot edhe Levret nga ni her shkon ne mes barkut dhimbja nuk asht e fort por e merzitshme nuk edi ku asht Ende problemi
Mirberma desha pejyse fryje barku dhimbje barku kerthiza vjella me shpoje kembet dhimbje forta barku telutem ndinoni
Kam dhimbje posht barkut me pushon dhe pastaj me dhembe stomaku
Pershendetje ,jam 48 vjeq kam nje jav qe kam dhimje te forta ne bark ,gjdo gje cfra ha me fryn ne mas ,sikur kam nje pomp ne bark …
Ontaktoni ketu 0682777464