Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Dhimbjet muskulore, shkaqet dhe trajtimi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Dhimbjet muskulore, shkaqet dhe trajtimi
Shendetesi

Dhimbjet muskulore, shkaqet dhe trajtimi

anazapta
Published January 31, 2013
Share
SHARE

Dhimbjet muskulore mund të shfaqen pas stërvitjes në palestër, por edhe si një prej simptomave të patologjive të ndryshme. Origjina e tyre mund të jenë probleme të ndryshme si këputjet, fibromialgjia, kontraktimet apo hipertiroidizmi. Në përgjithësi, dhimbjet muskulore kanë intensitet të ulët ose mesatar dhe nuk zgjasin shumë. Por në raste të veçanta, kur ndodh e kundërta, atëherë duhet t’i drejtohemi mjekut për të kuptuar origjinën e vërtetë të problemit.

 

Shkaqet

Arsyet që çojnë në dhimbje muskulore mund të jenë të ndryshme. Në disa raste mund të kemi të bëjmë me kontraktime, këputje muskulore apo dëmtime, që gjithmonë mund të lidhen me stërvitjen apo ngritjen e peshave të rënda.

Megjithatë, të shumta janë edhe patologjitë që e shkaktojnë dhimbjen e muskujve. Një prej tyre është fibromialgjia e njohur ndryshe si sindroma e lodhjes kronike, hipertiroidizmi, meningjiti dhe sëmundje të tjera të karakterit reumatik.

 

Trajtimet

Për të kuruar dhimbjet muskulore, duhet marrë në konsideratë origjina e tyre. Në rastet kur dhimbjet janë shkaktuar nga dëmtimet e jashtme, mjaftojnë disa ditë pushim. Por nëse kemi të bëjmë me një sëmundje kronike, atëherë janë të domosdoshme një sërë ushtrimesh fizike apo fizioterapia, me anë të së cilës përmirësohet funksionimi i muskujve. Në disa raste, për të lehtësuar dhimbjet, mjeku mund të këshillojë përdorimin e analgjezikëve dhe medikamenteve antiinflamatore.

Ata që merren me stërvitje nuk duhet të lënë pas dore streching-un (ushtrimet që tendosin muskujt), pasi në këtë mënyrë shmangen spazmat muskulore.

Për parandalimin e dhimbjeve muskulore, studimet e fundit sugjerojnë efektin pozitiv të vitaminës E, e cila ka një veprim të fortë antioksidant dhe luan rol të rëndësishëm në zvogëlimin e dhimbjeve dhe inflamacionit. Frutat dhe perimet janë produktet më të rekomanduara nga mjekët dhe dietologët.

 

anazapta January 31, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?