Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Krishtlindjes. Në fjalët e tij, kryeparlamentari ka veçuar në këtë urim të gjithë emigrantët që kanë ardhur pranë të dashurve të tyre për të kaluar festën.
Ai shkruan mes tjerash se lumturia e të gjithëve, jo pasuria e disave, e bënë jetën më të mirë dhe më të ngrohtë.
“Krishtlindjet, gëzim i brendshëm drite e paqeje. Një urim të veçantë emigrantëve që erdhën të festojnë në atdhe. Dhimbsuria e bën shoqërinë më të ngrohtë e më të drejtë. Lumturia e të gjithëve, jo pasuria e disave, e bën jetën më të mirë”, thuhet në mesazhin e Ruçit.
l.h/ dita

Ooh ! Tash ju kujtuar kjo ai? Nuk sheh ky millioneret qe i ka aty nga ai m..t parlamenti,per te perdor fjalorin e tyre?
Di gje kush per nje ligj qe ky parlament votoj per te varferit,pos atij ligji ku millionerave nuk i behet tatim mbi te ardhurat ma te nalt,ligj qe nuk u votuar se prek interesat e millionereve te Parlamentit?
Plagjiature.Ka kopjuar Hiresine e tij Janullatos.
Ja dhe syrrocka kishte mbet pa then dy llafe per krishtlindje.
Ky eshte drejtor i ndermarrjes pa fitim te Shqiperise.Ka 140 hajduter dhe kriminela te firma e vet.
Ore Gramoz Ruci, se si dhe sa i dhunuat njerzit ne nevoje keto 6 vite kjo dihet dhe shihet, por kur flet ti apo Rama per dhemshuri ndaj kesaj shtrese, kjo kapercen kufinjte e talljes dhe shkakton jo te vjella, por diare… Po heshtni more te pa fytyre, te pakten, dhe strukuni nen hijen e asaj pasurie korruptive qe keni vene ne kurriz pikerisht te kesaj shtrese ne nevoje