Regjisori Dhimitër Anagnosti bëri dje 80 vjeç. Ditëlindja e tij ka mbledhur bashkë kineastët e brezit të vjetër, të cilët kanë kujtuar momente jo vetëm nga puna me Dhimitrin, por edhe nga jeta e tij personale.
Me humor kolegët e miqtë e tij kanë kujtuar sesi “gjithë shoqëria ishte në merak a do të lidheshin mes tyre Dhimitri dhe Roza”. Piro Milkani më tej ka treguar një detaj interesant duke thënë se në takimin e parë me Roza Angnostin, bashkëshorten e tij, Dhimitri mori pantallonat borxh.
Bashkëshortja e kineastit, aktorja e njohur Roza Anagnosti, ka recituar një poezi.
Disa nga miqtë artistë pjesëmarrës në këtë festë organizuar nga Ministria e Kulturës ishin Reshat Arbana, Pirro Milkani, Saimir Kumbaro, Ilia Terpini, Marjana Kondi.
E pranishme ishte edhe ministrja, Mirela Kumbaro, e cila i dhuroi me rastin e 80-vjetorit regjisorit Albumin e Marubit. Dhimitër Anagnosti, ndër emrat e mëdhenj të kinemasë shqiptare, lindi në Vuno të Vlorës në 23 janar 1936. Për cilësitë e rralla artistike dhe veprat e tij ai është nderuar me titullin “Artisti i Popullit.

ROZA
Pjetershani edhe sot ruan ate kujtese te larget te trupit xhirues te filmit “Toka e jone”. Ishte vjeshta e hereshme e 64-tres dhe rregjizori Hysen Hakani, pasi kish bredhur ne fushat e Zadrimes dhe te nen Shkodres, se bashku me skenaristin Peçi Dado, me ne fund kishin zgjedhur si ambjent per xhirimin e filmit Pjetershanin, fshat ne veri te Shkdres me zgjatje deri ne bregun e liqenit shkodran.
Fushat e e arezuara deri tek kallamishtet e liqenit, ishin ambjenti ideal per zhvillimin e ngjarjes, edhe dy tre kullat prej guri dukeshin ambjenti natyror i saj.
Filja (Roza Xhuxha), Vata (Qemal Mehmeti), Lokja (Marie Logoreci) e te tjere artiste me vone shume te njohur: Ilia Shyti, Lazer Vlashi, Luan Qerimi etj, ishin zgjedhur me shume perkujdes nga stafi drejtues i filmit per vete natyren dhe shtjellimin e ngjarjes ne zonat veriore te vendit.
Ne fillimet e kinematografise shqiptare “Toka e jone” mund te konsiderohet edhe si arritja me e mire qe i rezistoi viteve jo vetm dje por shhet me kenaqesi edhe ne ditet e sotme, si nje trashegimi e muzes artistike e kulturore te krijuesve tane te talentuar.
Ne debutimin e tij u zgjodhen edhe dy operatoret xhirues te filmit, pikerisht Dhimiter Anagnosti dhe Saim Kokona.
Rolin e Files, bija e braktisur e Lokes, per shpifjet e “paudhesive te saj ne te ri” te perhapura me artin e keqedashesit Tuç Maku (Loro Kovaçi), e perzgjedhura Roza Xhuxha (keshtu ishte emri i vajzerise ese saj) me bukurine dhe embelsine e gjuhes se folur te saj, ishte e vetmja qe mund ta luante ate rol aq te vestire e aq domethenes ne skenarin e Peçi Dados.
Pas çdo xhirimi, trupa e artisteve dhe produktoreve kthehej ne Shkoder, ku edhe rishfaqeshin skenat e xhiruara.
Nga mesi i xhirimit, rreth minutes se 34-rt te filmit, u fiksua ne camera e Dhimiter Anagnostit, skena e takimit te fshehte te Files (R.Xh.) me Vaten (Qemal Mehmeti). Nga menyra si u xhirua, dhe pozicioni i vendndodhjes se camera, krijohej pershtypja qe Vata e puthi Filen qe me pas i dhuroi dashurine e saj (ne film) me shprehjen: “n’qofte se m’don nji pllambe, un te du nji pash” !
Xhirimet e dites rishiheshin ne kinemane Republika te Shkodres, dhe gjate shfaqjes se tyre ishin reptesisht prezente vetem autori, regjizori, kineastet dhe per ironine e fatit edhe hetuesi i shumeperfolur Shyqyri Çoku e natyrisht stafi i kinemase.
Roza me çitersine e saj te pa njollosur, diç’ kish kuptuar pas atij xhirimi te bezdisshem, dhe me dyshimin e pastersise se saj i kerkoi Paçit (Paç Mjeda – kineoperatori i kinemase), ta lejonte tinezisht te shikonte xhirimin.
Kur ne ekranin stermadh u duk puthja e saj me Vaten (Qemal Mehmeti), nje ulurime dritheruese u degjua ne sallen e boshatisur: JO….!