Pa titull…
Pak kujdes ti po té kesh,
gjarpri dot s’të helmatis,
po dhe një Profet të jesh.
s’i shpëton dot pabesisë!
Dashuri e madhe…
Dashuri e madhe s’humbet kurrë,
ajo i lëviz e i tund malet,
ajo s’lypet-s’shitet e nuk blihet,
ajo falet-falet vetëm falet!
Pa titull…
Dashuria do ajër e dritë,
nuk rron dot në terr-e në té pjerrët,
asnjëherë atë mos e kërkoni,
në shtigje të zeza-pus të errët!
Pa titull…
Dashuria s’i duron dot fjalët,
ajo është memece që s’shërohet,
se dhe deti ngre dalllgët e valët,
si në dashuri-kur zëmërohet!
Pa titull…
Po të mblidhen tradhtitë,
që i quajmë bashkëshortore,
nuk do kishte kjo orbitë,
ngrehinë më madhështore!
Që nga fundi gjer tek maja,
flakë-o flakë që ndez benzina,
sa të lartat Himalaja,
do të ngjanin si kodrina!
Pa titull…
Mbaje gjarprin si të duash,
me mjaltë e llokum në gojë,
një ditë do ta bëjë zanatin,
edhe ty do të kafshojë!
Pa titull…
Padrejtësitë dhe krimet e mëdha,
asnjëherë këtu nuk kanë reshtur,
dhe më shumë ka ndodhur kjo hata,
se të mirët gjithmonë kanë heshtur!
Pa titull…
Nuk ke ç’i bën injorancës,
kur blindohet në pushtet,
në dy krahët e balancës,
është e sigurt që humbet!
Pa titull…
Tjetër herë poeti s’shkroi,
epitaf më të goditur:
“Këtu vdiq-ashtu si rroi,
ky bastard i babëzitur!”
Pa titull..
More njeriu-shkretëtirë,
i hidhët si thartira,
ti s’thua dot një fjalë të mirë,
jo më të bësh të mira!
A.DUKA

Bukur, kjo eshte poema per minjte e gjirizit