Pa titull
Jam mësuar të vërtetat,
t’i them sy më sy,
mos bëj atë që të tjerët,
nuk do që të ta bëjnë ty!..
Pa titull
Me ndjenjat dhe zemrën mos luaj,
vitet këtë ma mësuan,
atë që s’të do mos e duaj,
po mos lëndo ata që të duan!.
Pa titull
Nuk ke ç’i bën injorancës,
kur blindohet në pushtet,
në dy krahët e balancës,
është e sigurt që humbet!.
Pa titull
Ku bëhen më shumë betime,
për besë e për dashuri,
aty ka më shumë mashtrime,
dhe gënjeshtra-o njeri!
Pa titull
Për të parë Malet e Lartë,
tha dikur shoku Ezop,
që duken qartë e më qartë,
s’ke nevojë për teleskop!.
Pa titull
Gjithë jetën hile-more shokë,
për vete mjaltë blete,
po doli djalë e kemi tok,
po doli vajzë mbaje për vete!..
Pa titull
Një gjë kam thëné dhe e them,
kam thënë dhe e them përsëri:
“Po s’deshe ti veten së pari,
s’të do e s’të do asnjeri”!
Pa titull
Kur shikoj dikë që flet me vete,
në mendime zhytem krejt i tëri,
se në jetë të marrin dhe gjeniun,
i ka ndarë veç një fije përi!.
Pa titull
Bëj të mira sa të duash,
ato askush s’t’i përmend,
po bëre veç një të keqe,
për atë do mbahesh mënd!
Pa titull
Mos thuaj se kaq e pata,
mos i derdh lotët si vesë,
sepse jeta përfitohet,
pak nga pak e pjesë-pjesë!
A.DUKA

“mos bëj atë që të tjerët,
nuk do që të ta bëjnë ty!..”
Perse atehere o bejtexhi-llapaqen nuk le njeri pa marre neper goje e pa share?