Dhjetë epigrame

J L
  1. Do vijë dita…

 

Sado koha të vonohet,

patjetër do vijë një ditë,

çdo gënjeshtër do ndëshkohet,

çdo e vërtetë do dalë në dritë!

 

  1. Pa titull

 

Besnikëria,

një virtyt i artë do të ngelet,

po pabesia,

të shkul nga themelet!

 

Pa titull

 

Muza edhe vargu gjallë më mban,

gjithnjë shkrova vargje pa kapistër:

“Një ministër mund ta bësh çoban,

po çobanin s’e bën dot ministër!”

 

  1. Burrë i mençur

 

Kur u kthye nga kurbeti,

burrë i mençur qe Agimi,

se shurdhit i dhuroi syze,

qorrit-aparat dëgjimi!

 

  1. Premtimet

 

Kush të premton lugë floriri,

o Arben-o Arben nuri,

do të të lozë nga fiqiri,

se s’të jep as lugë druri!

 

Poeti dhe ustai

 

Zihej poeti me ustanë,

me sherr e ndezën gjithë natën,

po gjërat dot nuk i ndanë,

kush penën-kush darën-kush daltën!

 

  1. Kur u ndanë…

 

Kur u nda “E imja” dhe “E jotja”,

fillimisht njerëzit shpikën portat,

edhe kur hendeku u thellua,

shpikën çelësat edhe kasafortat!

 

  1. Pa titull

 

Edhe të vërtetës i vënë bisht,

po nga kjo hiç mos u mërzit,

ai bisht do bjeri-sigurisht,

se tek e vërteta bishti s’ngjit!

 

  1. Pa titull

 

Natyrisht është e vështirë,

fjala të zërë vend vërtet,

duhet të mendohesh mirë,

kujt i flet dhe ku i flet!

 

  1. Pa titull

 

Askush s’ka të drejtë të thotë,

se Bota e gjithë është rrëmujë,

po të mos kishte idiotë,

të mençurit s’do dilnin mbi ujë!

 

28 Maj, 2017

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *