1
Për një njeri që flet parreshtur,
e frerë në buzë s’di të mbajë,
nuk mund të kini asnjë shpresë,
ka më shumë shpresë tek budallai!
2
Mikut që do me të vërtetë,
mos i bëj lajka asnjëherë,
kështu padashur i ke hapur,
përpara këmbëve njé humnerë!
3
Toka rënkon e turbullohet,
kur shërbëtori bëhet mbret,
kur budallai i budallenjve,
me pasurinë e tij të vret.
Kur burrë të mirë merr prostituta,
e hijerëndë rri pastaj,
kur shërbëtorja sfidon Zonjën,
dhe merr për burrë-burrin e saj!
4
Nga frika dridhet i pabesi,
në toké këmbët kurrë s’i mban,
ndërsa i drejti s’trëmbet kurrë,
i sigurt’ është si një luan!
5
E madhe është pesha e gurëve,
dhe rëra që ka gjithësia,
po zëmërimi i budallait,
peshon më tepër nga të dyja!..
6
Mizor tërbimi i njeriut,
dhe zëmërimi padyshim,
po xhelozia e një zemre,
nuk mund të ketë krahasim!
7
Të shtrënjtë janë xhevahirët,
me ngjyrat e ylberit,
të shtrënjtë janë padyshim,
por jo në qafë të derrit!
8
Kur vetë i pari i një vëndi,
një të pabesé ka këshilltar,
të gjithë ministrat do t’i bëhen,
sa të pabesë – aq gënjeshtarë!
9
Ashtu si shpuzën jep qymyri,
dhe zjarrin drutë s’e shterin,
ashtu dhe buzët grindavece,
të madh e ndezin sherrin!
10
Kur ra në botë një errësirë,
parajsa mbeti shkretëtirë,
ju hap skëterrës çdo kanat,
se s’kish njeri pa një mëkat!
Epigrame te mençura. Qe deshmojne se Duka jo vetem qe eshte poet dhe ndjekes i apasionuar i politikes dhe halleve te Shqiperise, por ka edhe nje dell te forte fillozofik.
Respekt per te ndjerin Arben Duka i cili ishte jo vetem poet,por edhe psikolog,e fillozof !
I NDERSHËM APO MASKARA
Kujtojmë Dukën kur fliste parreshtur,
e frerë gjuhës ai s’diti t’i mbajë,
lavdëronte Ramën e quante Diell e bekim,
dhe tërë kohës Sali kërmën diti të shajë.
Duka besonte te Krishti, biri i Zotit,
s’besonte te Vatikani në luks i mbytur,
lavdëronte Marian dhe Muhamedin,
qante hallin e popujve në varfëri të zhytur.
Lavdëronte Enverin me topet e çelikut,
thoshte se ai qe si një Krisht shpëtimtar,
që popullin e lartësoi,e nxorri nga errësira,
edhe pse shoku Enver qe diktator gjakatar.
Duka lavdëronte diktaturën komuniste,
e kush shante sistemin qe thjesht një plesht,
Enver Hoxha qe një burrë i vërtetë shteti,
dhe para këtij “fakti” Arbeni s’mundi të heshtë.
Vepra madhështore bëri komunizmi,
edhe pse u vranë me mijëra vetë,
me punë vullnetare apo të papaguar,
me terror e tollona funksiononte ai shtet.
Sipas Dukës armiqtë qenë të shumtë,
ndoshta një pjesë nuk i kishte parë,
edhe sot sigurisht nuk është fare vonë,
armiqtë dhe tradhëtatët të varen në litar!
Armiku kryesor qe Sali kërmë Berisha,
sipas Dukës qe tradhëtari kryesor,
që vodhi këtë popull e bëri krime,
dhe drejtësia e tredhur s’e prek me dorë.
Poeti i vërtetë i mbyll derën së keqes,
s’mund të jetë me atë që vritet e atë që vret,
duhet t’i vëjë gënjeshtrës emër e mbiemër,
pra o me diktatorin o me popullin e shkretë.
Filozofia e Dukës qe e “qartë” kristal,
s’mund të jetë poeti tok me poezinë,
dhe me kusarët dhe me fukarenjtë,
dhe me diktatorin dhe me vegjëlinë.
S’mund të duash gënjeshtrën dhe të vërtetën,
Arbeni thoshte se rrugë të mesme s’ka,
shëmtimin, të keqen trego me gisht ose hesht,
pra o do jesh i ndershëm ose thjesht maskara.
Pas gjithë këtyre fakteve një dilemë ka,
a ishte Duka një njeri i ndershëm vërtet,
apo një makineri propagande pa fre,
pra një maskara, sharlatan dreqi, dora vetë?!