“Doja të vrisja sa më shumë meksikanë”, ky është atentatori i Teksasit

J L

Të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe 26 të tjerë të plagosur nga të shtënat masive, në qendrën tregëtare në El Paso, Teksas.

Mësohet se atentatori është identifikuar si Patrick Crusius, një 21-vjeçar nga Allen, Teksas, një qytet 30 minuta jashtë Dallas.

Crusius dyshohet se është njeriu që shihet në pamjet e vëzhgimit duke ecur nëpër hyrjen e përparme të qendrës tregtare “Cielo Vista Mall Walmart” me një pushkë sulmi të llojit AK47.

Njeriu i armatosur, së pari hapi zjarr në parkingun jashtë dyqanit duke qëlluar dhe duke vrarë vendasit.

Ai më pas përshkoi derën e përparme, krejt i qetë, sikur të ishte “në një mision”, tha një dëshmitar.

Masakra e njëzet minutave që pasoi do të bëhej e teta më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.

Sikurse raporton ABC News, ai më vonë i kishte treguar hetuesve se dëshironte të qëllonte sa më shumë Meksikanë.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ka 2 – 3 dite qe shtypi informon se OSBE njofton per ringjalljen e ISIS.Kur demokracia amerikane e ka ISIS-in ne zemren vet.
    Ai shteti diktatorial i Hoxhes nuk i linte arme asnji ushtarakut apo policit.Ndersa demokracia ia lejon edhe dreqit e te birit armen jo vetem per karshillek por me perdorim mbi trupat e pafajshem amerikan.
    Mbetet ta urojme demokracin, rrofte demokracia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *