“Dhoma 39”, banka kriminale e Kim Jong Un

Elton Tafaruci

Korea e Veriut i jep kuptim shprehjes “ekonomi me dy shpejtësi”. Fotografitë satelitore tregojnë se shumica e vendit jeton pa energji elektrike natën dhe qytetarëve u kërkohet të hanë dy herë në ditë. Ndërkohë, klasat sunduese, të udhëhequra nga Kim Jong-un shijojnë konjakun, makinat e shpejta dhe havjarin.

Në një vend që teorikisht është i falimentuar – me një defiçit tregtar prej më shumë se 10 miliardë USD – kjo “ekonomi e pallatit” thuhet se paguhet prej një organizate kriminale me qendër në atë që njihet si Dhoma 39 në Fenian, jo shumë larg prej vilës luksoze të Kimit.

Dhoma e fshehtë 39 u krijua nga Kim Il-sung (gjyshi i Jong-un) në fundin e viteve 1970, dhe mendohet që tani fiton më shumë se 2 miliardë dollarë në vit duke falsifikuar “supermonedha” amerikane, prodhuar dhe trafikuar drogë si heroina dhe metamfetamina, shitur cigare dhe ilaçe të falsifikuara, si dhe përmes mashtrimeve të skemave të sigurimeve.

Veprimtaria kriminale në shkallë të gjerë është një pjesë integrale e ekonomisë së Koresë së Veriut. “Jo vetëm paguan”, thotë politologu David Asher, “por edhe i shkon për shtat strategjisë së tyre për të dëmtuar interesat perëndimore”. Ai shton: “Në një kuptim, Dhoma 39 është si një bankë investimesh. Ofron paratë për gjërat që ka nevojë Kimi”.

Stafi i Dhomës 39, prej afro 130 vetësh planifikon dhe mbikëqyr operacione kriminale jashtë vendit, si dhe mbikëqyr fabrikat që prodhojnë kartëmonedha false, droga dhe mallra të tjera që kontrabandohen.

Thuhet se kartëmonedhat e falsifikuara janë të një cilësie shumë të lartë. Në vitin 2007, Korea e Veriut bleu aq shumë nga letra speciale Fourdrinier që nevojitet për t’i prodhuar, sa për të krijuar 2 miliardë dollarë të tilla.

Thesari i SHBA e pranoi ekzistencën e Dhomës 39 në vitin 2010, duke shpallur sanksione kundër kujtdo të lidhur me veprimtaritë e saj.

Bota.al

Share This Article
4 Comments
  • KOREA E VERIUT E KIMIT NJESOJ SI SHQYPNIA E ENVERIT.

    Kur cigaret fallco Marlboro plasen ne reren e plazhin e Durresit nga qe kontrabanda komuniste e Partise se Punes ishte zbuluar nga karabinieret italiane dhe motovedat mafioze te Enver Hoxhes e hodhen MALLIN ne det, pra kur mileti fakir dru me pre prej Shqypnie filloi te mbledhe paketat badiava me cigare Marlboro dhe kur po ky milet pa breke ne bythe filloi te falenderonte Zotin per bamiresine e tij, Bota e kuptoi se perrallat me mbret qe Enver Hoxha tregonte ne veprat e tij pseudopatriotike nacionaliste per Shqypnine e Pathyeshme si “Nje shkemb Graniti” ishin vetem nje kamuflim demagogjik i nje veprimtarie te gjere kriminale me droge dhe kontrabande me destinacion Perendimin, vetem nga egoizmi paranoik i Enverit per ta mbajtur Vatanin larg Botes se Civilizuar dhe per ta bere Shqypnine si nje CIFLIG feudal te Magies bolshevike me pushtet, ashtu sic ka mbetur pothuaj pa asnje ndryshim deri ne ditet tona per fatin e keq te shqyptareve dhe Shqypnise.

  • KOREA E VERIUT E KIMIT NJESOJ SI SHQYPNIA E ENVERIT.

    Kur cigaret fallco Marlboro plasen ne reren e plazhin e Durresit nga qe kontrabanda komuniste e Partise se Punes ishte zbuluar nga karabinieret italiane dhe motovedat mafioze te Enver Hoxhes e hodhen MALLIN ne det, pra kur mileti fakir dru me pre prej Shqypnie filloi te mbledhe paketat badiava me cigare Marlboro dhe kur po ky milet pa breke ne bythe filloi te falenderonte Zotin per bamiresine e tij, Bota e kuptoi se perrallat me mbret qe Enver Hoxha tregonte ne veprat e tij pseudopatriotike nacionaliste per Shqypnine e Pathyeshme si “Nje shkemb Graniti” ishin vetem nje kamuflim demagogjik i nje veprimtarie te gjere kriminale me droge dhe kontrabande me destinacion Perendimin, vetem nga egoizmi paranoik i Enverit per ta mbajtur Vatanin larg Botes se Civilizuar dhe per ta bere Shqypnine si nje CIFLIG feudal te Mafies bolshevike me pushtet, ashtu sic ka mbetur pothuaj pa asnje ndryshim deri ne ditet tona per fatin e keq te shqyptareve dhe Shqypnise.

    • ****Ti i ke vënë vetes nofkën – INTELEKTUALI- që ka të bëjë me mendjen ,me arsyen e me gjykimin.Por asnjërën nga këto veti nuk i ke .
      *****Ti nuk kupton botën e vërtet ,si mundë të krahasoshë E.Hoxhën me ki-jong-un ?! .Je larguar nga bota e vërtetë ,je një IDJOTË që rron me ëndrra të kota .-Të ra bretku duke treguar gënjeshtra ke treguar mungesë të madhe zhvillimi mendor duke sharë E.Hoxhën ,por dukesh se e ke dhuratë idjotizmin që nga lindja.Na shkrive së qeshuri kur ja këput me gënjeshtra të mëdha .,
      -Ata që e njohin regjimin brilant të E.Hoxhës duhet të mbajnë barkun me dorë kur PËRRALLISË dhe bënë krahasimet inatëçore me kim-jon-un e koresë veriut.!!!! Shkurt të mos e zgjasë je në gropë llagëmi e pislloku ku rrihet balta e e zezë e reaksionit zi kundër sakrificave të kombit shqiptar dhe E.Hoxhës ..E.Hoxha ishte njeri i madhë ,përparoi kombin ,gjuhën dhe atëdheun dhe teritorin ,dha kulturë popullit pa dallim,e zhvilloi dhe e forcoi popullin ,ruajti pamvarsinë dhe flamurin kombëtar të pastërt .Organizoi dhe bëri pregaditjen luftarake të popullit udhëhoqi luftën nacional -çlirimtare .doli fitimtar dhe i pa mposhtur,ndërtoi shqipërinë e re nga themelet e prapambetura të feudalizmit.*******************************************

  • Per shqiptaret nuk ka asgje per tu cuditur Enveri kishte te njejtin organizim llogaria zero. Kontrabanda e cigareve Armeve e droges qe drejtohej Nga Don Antonio(Qazim Myftiu) per 30 vjet, I Cili vdiq si milioner ne lugano merni me mend sa miliona ka marre Enveri e familja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *