Ligji i ri për Procedurat Tatimore i miratuar pak ditë më parë nga Parlamenti rrezikon të kthehet në bumerang për biznesin.
Alarmin e jep Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë, e cila thekson se ky ligj do të falimentojë bizneset. Deklarata thekson se masat penalizuese që parashikon ligji sjellin penalitete të shumta për bizneset.
“Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit. Bëhet fjalë për kategori biznesi të cilat nuk kanë edukimin e mirëfilltë fiskal, nuk kanë mundësinë financiare të kenë ekspertizë në dispozicion, dhe ndryshimet e bëra në Ligjin për Procedurat Tatimore janë zbatuar pa ju lënë kohën e nevojshme që t’i njohin dhe t’i zbatojnë”, thekso Dhoma.
Sipas deklaratës, ligji i ri u lë autoritet të pakufishëm punonjësve tatimor dhe në të nuk parashikohen penalitete për ta, çka mund të rëndojnë bizneset nëpërmjet masave të ashpra që mund të marrin. Për Dhomën Amerikane, kjo rrit masat për korrupsion.
“Masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit por kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre”, thuhet në arsyetimin e kësaj Dhome
Më tej thuhet se ky ligj do të kthehet në një “shkop ndëshkues” për bizneset dhe nuk do të formalizojë ekonominë.
“Shqetësimi ynë është se ky plan masash në vend që të bëhet një nxitje për formalizimin e ekonomisë do të kthehet në një ‘shkop ndëshkues’ për biznesin duke i prerë rrugëtimin bizneseve të cilat kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat munden të lulëzojnë në një klimë të tillë. Masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe korrektojnë gabimet e biznesit, por kanë një efekt penalizmi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre”, thuhet në reagim. /Dita/

ja fusin kot
jane reaksionare , e di rrrrrrrrrilindja qe ka mbaruar me 5-4 shkollen
pastaj cfare i duam bizneset neve ? he mo per cfare na duhen ???
ne mjafton qe kemi piktorin ,dhe ekspozita na hap ,dhe CEZit i fal leket sikur ja ka lene
Kristaqi ….dhe 5 vjet burg i garanton per te gjithe
tani do hapi dhe koperativat dhe ne rregull jemi mor shoke …..
keta reaksionaret po folen perseri , te hyj ne fuqi pushkatimi pa gjyq …
dhe varjen ne litar se kemi shume problem ,e kemi ves familjar 😛
Me sa shof une Dhoma Amerikane e Tregetise nuk i paska detajet dhe informatat e duhura … Shume biznese Shqipetare , nuk kane paguar asnje detyrim ne shtet dhe akoma vazhdojne ta zvarrisin procesin ligjor kunder informalitetit … Shume biznese jane ne kondradita me ligjet e sipermarrjes se lire , konkurences se ndershme … Ato nuk kane ofruar asnje kontribut zhvillimi ne qeverine dhe shoqerine Shqipetare… Shume prej tyre kane rritur kredit e keqija , borxhet sa vijne e shtohen … Nuk kane shlyer asnje detyrim ne shtet , qe nga mos pagimi i energjise (drita-uje) … madje kane abuzuar me energjine , kane vjedhur … dhe deri tek kjo sot , ku po del fytyra sheshit … disa biznese , si apartamentet , perdoren per pastrim parash … Sikur te behet nje hetim per keto lloj biznesesh do te nxirren nje mal me te keqija … Po ngrihen shume pallate nga firmat private , sikur Shqiperia te jete Kina e dyte … Bizneset abuzojne me cmimet , gjate festave behet nami , konsumatori me shume , deri me dje, i eshte drejtuar shitesve ambulante per te bere pazar per festat e fundvitit … Nese informaliteti vazhdon , Shqiperia , nuk do te jete e afte te paguaj as administratat , dhe keto te fundit do te detyrohen , per shkak te pages se ulet te abuzojne me postet duke bere korrupsion … Pensionet nuk kane rritje gjithashtu … Shqiperia eshte ne prag falimentimi … dhe kjo ka dale sheshit … por deri dje kjo nuk dukej per shkak te Lazaratit , trafikut te madh nderkombetare , qe eshte per tu mbajtur mend ne historine e njerezimit sesi nje shtet i tere ka shitur lende narkotike … Por kjo nuk do te thote se droga sjell zhvillim apo permiresim … Zhvillimi dhe permiersimi vjen nga zbatimi i ligjit , kundra informalitetit dhe evazionit fiskal … te cilet sollen kolapsin e krizes ekonomike globale … Paraja duhet te qarkulloj … ashtu sic qarkullon gjaku ne vena … Nese nje biznes gjobitet dhe falimenton , nuk eshte faji i shtetit se ky biznes u falimentua nga nje gjobe , edhe pse me duket paksa abstrakte , “falimentoka nje biznes prej nje gjobe” … keqmenaxhimi i biznesit , qe nga abuzimi me cmimet , mos zbatimi i reformave te tatim taksave , apo klienteliste , komerciale – konkurnce etj … keto jane shkaqet … Shqiperia duhet te clirohet nga kjo ndotje e madhe ekonomike … kreditet e prapambetura , jane si ato plerat e hedhura rruges vende e pa vend … Biznesi i falimentuar apo i sekuestruat do ti kaloj nje sipermarresi tjeter , me ekonomik , i rregullt dhe te ndershem …
miqesisht,te rekomandoj te shkosh urgjentisht tek mjeku per vizite….rrezikoni goditje ne tru…
Ti zotri/zonje Nio duket se nuk je marre fare me biznes dhe me e pakta eshte te mos bejshe komente kur nuk e njeh fushen per te cilen diskutohet. Nje biznes i vogel gjate gjithe vitit ben nje xhiro vjetore jo me shume se 8 000 000 lek te reja. Pra eshte vetem xhiroja ndersa fitimin po e llogarisim 20 % = 1 600 000 lek. Po te marri gjobe 10 000 000 lek do te thote atij i duhet te punoje 5 vjet per te shlyer gjoben.
Tani shkruaj dhe argumento perseri
TE GJITHA ATO PARA PER TE CILAT U GJOBITEN, BURGOSEN, U SHKATERRUAN BIZNESET E “QOFTEXHINJEVE”, NUK JANE AS NJE KAFSHATE E BANKERS PETROLEUM APO EDHE TE TJEREVE TE ATIJ KALIBRI.
A JA VLEN?????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!