Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Mbi tre milion shqiptarë i luten “përunjësisht” b….. së Saliut për të votuar reformën! Dhe kjo vetëm në letër. Sepse zbatimi i saj është tjetër gjë. Në mes të thënës e të bërës është një det i tërë. Por ky farë dogu as në letër nuk e pranon ndëshkimin e tij për ata që i ka kryer vendit të vet. Bëjmë be për Euro-Amerikën. Në tavolinë e ka Berisha atë që kanë shkruar miqtë. A nuk është zgjidhje e zgjuar për t’i lënë të dy palët jo të turpëruar, bile duke marrë vetë përgjegjësinë e rezultatit? A nuk po tregohen vërtetë miq? Por paniku e frika për ndëshkimin e bërë hak prej kohësh nuk njeh arsye. Metafora e z. Lu meriton një korrigjim të vogël. Mendoj se nuk duhen mbyllur në një dhomë të dy për të vendosur. Mjafton vetëm njëri. O në një dhome psikiatrie, o në një “dhomë” burgimi. Besoj se nuk ka nevojë për emër për “njërin”. Me këtë rast e siguroj z. Lu se po ndodhi kjo, reforma firmoset të nesërmen. Ndryshe nuk ka 21 korrik në botë që të na bëjë derman! Profeti
