Dhori Kule do të dijë: A ishte porositur kërcënuesi nga brenda universitetit?

Elton Tafaruci

Dhori Kule flet për herë të parë lidhur me ngjarjen e 14 dhe 15 prillit të këtij viti ku ai si rektor i universiteteit te Tiranës në atë kohë dhe kandidati për rektor Mynyr Koni u kërcënuan për tu largua nga gara për zgjedhjen e rektorit të ri.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetati Roland Qafoku, Kule e cilësoi çështjen të mbyllur sepse pati mbështetjen e institucioneve për sigurinë e garës dhe kjo solli edhe rikthimin e profesor Konit në garë.

Por dhjetra pyetjeve të bëra gjatë emisionit lidhur me këtë ngjarje Kule iu përgjigje duke bërë vetë dy pyetje që sipas tij edhe pse kanë kaluar 6 muaj nuk ua di përgjigjet. E para është: A ka patur porositës nga univeristeti kërcënuesi I tij dhe I profesor Konit dhe nëse brenda strukturave akademike ka patur interes që të realizohej ky kërcënim?

Kule shtoi se këto dy pyetje e vazhdojnë ta shqetësojnë ende edhe sot e kësaj dite. Ndërkohë dekani actual i fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës tregoi se çështja penale ende vazhdon të jetë në hetim nga ana e prokurorisë dhe se ai ka deponuar përpara grupit hetimor të gjithë ngjarjen në të cilën ai u kërcënua.

“Besoj se finalja e këtij hetimi do të zgjidhë gjithçka dhe se kjo tashmë është një ngjarje e tejkaluar. Lidhur me raportet e politikës në këtë ngjarje apo përfshirjen e politikanev në këtë histori Kule tha: Politikës do t’i bëjë mirë të ketë pedagogë pjesë të saj por vetë pedagogët nuk duhet të sjellin politikën në universitete.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *