Dhuna dhe grabitjet e “jelekverdhëve”, Macron shkarkon shefat e policisë

Leda Hysa

Emmanuel Macron shkarkoi shefat e policisë së Parisit mbrëmë pasi protestuesit ”jelekverdhë” shkaktuan trazira për të tretën ditë radhazi. Deri tek ky vendim Presidenti francez erdhi pasi 200 protestues shkatërruan Champ-Elyseen në një mbrëmje tjetër kaotike në kryeqytetin francez. Macron ka hasur në vështirësi kohët e fundit për të mbajtur nën kontroll protestuesit që nga koha kur filluan trazirat vitin e kaluar për shkak të ngritjes së çmimeve të karburanteve.

Duke folur para mediave gjatë vikendit, zotëri Makron deklaroi: ”Ka njerëz sot që po mundohen në të gjitha mënyrat të dëmtojnë Republikën duke thyer, dhe shkatërruar gjëra dhe madje duke e rrezikuar jetën e të tjerëve”.

Drejtori i ri i policisë Edouard Philippe deklaroi masa të reja për ndalesën e protestave përgjatë shesheve kryesore dhe më të goditura nga protestat. Ai gjithashtu kritikoi qasjen e policisë për lejimin e grumbullimit të grupeve të dhunshme të cilat janë shkaktare për thyerjen dhe grabitjen e dyqaneve luksoze, zjarrvënien e një banke dhe dëmtimin e restoranteve historike të qytetit.

Philippe tha: “Këto ishin vepra penale. Përgjigjja e qeverisë duhet të jetë e fortë.”

”Kryeministri francez gjithashtu pranoi “mosfunksionimin” brenda policisë.

Ai njoftoi se oficerët do të jenë në gjendje të përdorin dron dhe mbikëqyrje me kamerë për të ndihmuar në parandalimin e dhunës.

Përleshja e fundjavës së kaluar ishte më e keqja që nga dhjetori ku qindra protestues mbetën të plagosur.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Macroni eshte sikur ky Km i jone : nuk degjon askkend po flet non stop me ore te tera se eshte i vetmi qe di… prandaj protestat vazhdojnembasi jelekverdhet kane pershtypjen se shteti nuk po pyet per ta
    Perndryshe Prefekti eshte shkarkuar edhe edourd gilipi eshte kryeministri e jo shef i policise…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *