Gazetare, njerëz të medias, por edhe qytetarë të ndryshem janë mbledhur në këtë moment në një tubim proteste kundër dhunës ndaj operatorit të Top Channel Genti Ballta në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ai u shoqerua nga policia ne momentin kur ndodhej ne krye te detyres dhe brenda ambienteve eshte dhunuar fizikisht nga zevendes drejtori i policise se tiranes Erzen Berçani. Pozicioni i policise se Tiranes ka qene me shume se i turpshem duke mohuar cdo pergjegjesi e duke justifikuar dhunen, qe ra mbi operatorin e Top Channel, por kushdo neser mund te jete pre e arrogances dhe abuzimit, jo thjesht nje gazetar, por cdo qytetar i thjeshte te ketij vendi, qe shpreson te shohe tek uniformat blu mbrojtesit e sigurise dhe jo abuzuesit dhe dhunuesit.
Policia e Shtetit njoftoi të marten ne mbremje se është pezulluar nga detyra zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranes, Erzen Breçani, pasi dhunoi dy ditë më parë kameramanin e Top Channel, Gent Ballta.
Sipas një njoftimi për shtyp të zëdhënëses Laura Totraku, thuhet se “Lidhur me rastin e bërë publik nga televizioni Top Channel, që bën fjalë për dhunimin e operatorit të këtij televizioni, nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është marrë masa e pezullimit paraprak nga detyra, ndaj zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, z. Erzen Breçani, pasi ndaj tij ka filluar ecuria disiplinore”.
