Ministri i Punëve të Brendshme në Gjermani, Thomas de Maiziere premton “të gjithë forcën e ligjit” ndaj atyre që ushtruar dhunë mbi emigrantët.
“Kemi një rritje të urrejtjes, fyerjeve dhe dhunës ndaj azilkërkuesve. Kjo është e padenjë dhe e turpshme për vendin tonë”, shprehet De Maiziere për “Der Spiegel”.
Gjatë fundjavës pati trazira nga ekstremistët e djathtë në Dresden, ku protestuesit sulmuan kampet e refugjatëve.
“Duhet ta mendoni njëherë veten në situatën e refugjatëve. Kushdo që vepron kështu do të ndeshet me forcën e ligjit”, shprehet ministri i Brendshëm gjerman.

Populli yne thote: ” Kush eshte rritur bark-mbushur gjithe jeten, nuk do te arrije te kuptoje as nje here cfare eshte uria dhe etja tek nje tjeter”.
Le te kemi frike nga Zoti – nje i vetem per te gjithe !
Cdo kush qe ka perjetuar qenien emigrant ka ne kujtesen e tij te pa harushme edhe per te miren edhe per te keqen qe i behet prej kujdo qofte!
Po a eshte koha qe ne shqipetaret te tregojme bujarine per keta njerez qe jane ne pragun e portes tone, vetem nen qiell dhe me njeren kembe ne det dhe nje ne toke dhe femije mbi shpatulla?
Po ku jane lene pleqte dhe te semurit e ketyre emigranteve ? Bota hesht, apo keshtu tallet ?
Hebrenjte e ndjekur nga nazizmi i futem nen strehat tona, italianet e pas luftes po ashtu.
Muhaxhiret nga Irani i perkrahem per politike apo per bujari njerezore ?
Bujrum edhe emigranteve qe pranojne te punojne dhe hane nje kafshate buke ne Shqiperi !
Ku eshte familja shqipetare me traditen e saj te bujarise njerezore ?
Le te mos presim vetem ate qe do beje ligji qeveritar ndaj tyre !
Mos harojme se parashikohet nje dimer i hershem dhe me mot mjaft te keq .
Opinioni shoqeror le te mos tregohet as me nje sy e as me nje vesh, por vetem me nje goje !