Dhuna ndaj kafshëve, Tahiri kërkon ndryshimin e Kodit Penal

DITA Online

 

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ndalet përpara nismës ligjore dhe i ka propozuar sot Kuvendit një pr/ligj disa ndryshime në kodin penal.

“Paraqita një pr/ligj i cili synon disa gjëra, e para duke u nisur nga fenomene të njëpasnjëshme ndaj dhunës kundër kafshëve. Kërkoj ndryshime në kodin penal ndaj të dhunës në tërësi. Ai që dhunon sot një kafshë, nesër patjetër dhunon një familjar e bëhet rrezik për shoqërinë”,- u shpreh Tahiri.

Ai gjithashtu i bën thirrje Parlamentit të reagojë dhe të marrë në konsideratë propozimin e tij.

Me anë të një statusi në Facebook, disa ditë më parë, Tahiri dënoi videon makabre të publikuar rrjetet sociale, ku një i ri në Kuçovë rrihte deri në ngordhje një qen.

Reagimi i Tahirit ishte edhe një shpërthim ndaj Parlamentit, pasi një vit më parë ai thotë se ka propozuar një p/ligj për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna, por duket se asgjë s’ka ndryshuar.

 

Share This Article
4 Comments
  • Te gjithe dashurine tuaj per kafshet , e kini shtire tek qenet e rruiges , qe jane bere tmerri i qytetareve , diten e sidomos naten . Me ta lozin femijet kur dalin nga shtepia , dhe …. kanceri na eshte bere si gripi ! Nje te afermit tim , qe u shtrua ne spital me diagnozen e ” te ftohurit” , pas skopise e grafise qe i bene , mjeket e pyeten , ne se mban qen ne shtepi . Po , ui tha ai ,dhe mjeket nuk folen me . Nuk vonoi , dhe mbasi u kthye nga spitali i Tiranes , pas 4-5 dite e percollem per ne banesen e fun dit ! Me sa duket , z. Tahiri i vuri ne vije punet ne Min . e Brendeshme , ku ishte per 4 vjet si ministeri me ” i suksesshem” dhe tani kerkon te vere nen kujdes qenet e rrugeve dhe gomeret ! Fatkeqesi , qe kemi politikane te tille , qe vene qente perpara njerezve . Ky eshte nje cope karafil qe , me se shumti , io afte vetem te shese fara lule dielli ne rruge . Kam pasur antipati te vecante per kete njeri , qysh diten qe u ul ne karriken e ministrit dhe u drejtohej policise , pas nje aksioni me kriminelet , me fjalet “bravo cuna…..! ” , si te ishte trajner i ndonje skuadre debatikase ne lagje !
    Piken me te dobet qe ka Edi Rama , eshte PA AFTESIA PER ZGJEDHJEN E NJEREZVE TE DUHUR , PER PUNET E DUHURA ! Me sa duket , kjo eshte dhunti e natyres . Kete dhunti e disponon me se miri , bajraktari serb i Viocidolit ! Nuk hahet dot me fatin njeriu !

  • O burra , … te shtojme sa te mundni hamulline dhe kaosin, per te larguar vemendjen nga reformat me te thella e te veshtira qe po ndermerren ne keto 27 vjet ! Perpiquni sa te mundni , per t`i lene ne mes ato dhe merruni me problemet “madhore” te kohes per mbrojtjen e qenve te rruges ! Per kete vuan ky popull sot !
    Dhe , votojme deputete idjote , ne si popull ,. se keta na ve perpara Edi Rama , e , te shokuar nga kanibali serb i Vicidolit , detyrohemi t`i votojme !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *