Dhuna në familje, dy gra denoncojnë bashkëshortët

anazapta

Policia e Shkodrës ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dy denoncime të dhunës në familje. Burime zyrtare nga policia thanë se u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për 48-vjeçares L.C, e cila deklaroi se dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë sistematike nga bashkëshorti i saj M. Canaj, 52 vjeç. Ky i fundit u mor në pyetje nga policia ku mohoi dhunën e ushtruar ndërsa pranoi se kishte konflikte në familje. Ndërkohë po dje u paraqit në policinë e Shkodrës, 41-vjeçarja L.P, e cila denoncoi bashkëshortin e saj P.Pano, 51 vjeç për dhunë fizike dhe psikologjike. Ajo i tha policisë se dhunohej prej disa kohësh nga bashkëshorti i saj ndaj dhe kreu denoncim në polici. Mësohet se edhe Pano ka mohuar dhunën mbi bashkëshorten. Burime zyrtare nga policia thanë se kërkesë paditë iu dorëzuan Gjykatës për vendime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *