Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar rëndë Vllazninë dhe Tiranën, pas dhunës së egër në ndeshjen e zhvilluar mes tyre në Shkodër.
Sipas këtij vendimi, Vllaznia do të luajë 10 ndeshje pa tifozë në fushën e saj.
Ndërkohë, Tirana është ndëshkuar që të luajë pa tifozë në 15 ndeshje.
Kjo, duke qenë se veprimet e dhunës nga ana e tifozëve të Tiranës kanë qenë të përsëritura.
Komisioni i Disiplinës është treguar i ashpër sidomos me grupin e tifozëve të Tiranës, “Fanatiks”, të cilët janë dënuar që mos të shjelin në stadium gjithë sezonin 2014-2015.
“KF “Vllaznia”per deshtim ne permbushje te pergjegjesive per organizimin e nje ndeshje futbolli, pergjegjesi per sjelljen e gabuar te spektatoreve me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes denohet me : zhvillimin e 10 (dhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin parkates si dhe 1.000.000 (nje milion) leke gjobe bazuar ne nenet 65/1, 65/2, 66/1, dhe 66.3/b te KDS.
KF “Tirana” per pergjegjesi ne sjelljen e gabuar te spektatoreve te saj, me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes, si dhe duke pasur akte te ngjashme te perseritura denohet me : zhvillimin e 15 (pesembedhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin e saj si dhe 500.000 (peseqindmije) leke gjobe bazuar ne nenet 66/2, dhe 66.3/b te KDS.
Grupimi i tifozave “Tirana Fanatiks” per sjellje te dhunshme te perseritura ne stadiume denohen me mospjesmarje ne te gjitha aktivitetet futbollistike per sezonin 2014-2015,bazuar ne nenet 21,22, dhe 65/4 te KDS.
KF”Partizani”per sjellje te gabuar te tifozeris se saj dhe hedhje te fishekzjarreve ne fushe,denohet me 50.000 (pesedhjetmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.

Flamurtarin per nje shishe i hoqen pike apo jo.Standartet e dyfishta u bene rutine tashme.
Vllaznia nuk duhet te pranojne te denohen per rrugaçet e Refik Hallit qe te droguar u futen ne fushen e lojes duke dhunuar lojen , fushen , demtuar stadiumin , duke rrezikuar jeten e vete Refik Hallit dhe te femijeve dhe tifozeve shkodran . Komisioni i fshf duhej te i zbriste Tiranes -10 pike dhe te jepte fitoren Vllaznise se shkodres dhe duhet te falenderojne policine e shkodres dhe klubin Vllaznia per frenimin e mbi 8000 tifozave qe mos te pergjigjeshin me dhune rrugaçve te Refik Hallit qe per here te pare shikonin duke u dhunuar ne fushen e tyre me thirrje dhe veprime fashiste . Per te frenuar dhunen apeli duhet te marre denimin e duhur dhe te drejte .
Me duhet te them se dhe Federata e futbollit,me veprimet dhe mosveprimet e saj ndikon ne ecurine e ndesheve.Vetem aspekti i gjykimit te ndeshjeve do te ishte obejekt pune i federates dhe i kolegjit te gjyqtarve.Ne se do te ndeshkohej korrupsini nder gjyqtare do te kishte ndeshje te paqta,dhe publiku do te frenohej me shume ndaj akteve te dhunes ne stadium.Une nuk di si merret Federata me kete problem te madh.