Pre e dhunës në shkolla nuk bien vetëm nxënësit nga mësuesit, por dhe e anasjellta.
Kjo video e publikuar në rrjetet sociale dhe mendohet se është marrë në një shkollë në Durrës.
Nxënësi hyn në klasë kur mësuesi është duke shpjeguar mësimin. Pasi bën dy hapa për të hyrë brenda ai krejt papritur qëllon mësuesin me një dërrasë druri.
Gjesti i tij, është filmuar nga shokët, ku një zë vazhdimisht thotë; “Erdhi Hilmiu prapë”.
Siç mund të hamendësohet “Hilmiu” është nxjerrë jashtë nga mësuesi, por ka vendosur të “hakmerret” duke u kthyer në klasë.
https://www.youtube.com/watch?v=CuUB-B2ij2I
