Studimi “Dhuna ndaj Fёmijёve nё Shqipёri” tregon të dhëna shqetësuese sa i takon dhunimit të fëmijëve në ambientet familjare dhe ato shoqërore. Krahas niveleve të larta të dhunës psikologjike dhe asaj fizike, raportohen shifra alarmuese edhe të ngacmimeve dhe dhunimeve seksuale
Pranvera Kola
Fëmijët shqiptarë rriten në një ambient të dhunshëm. Fatkeqësisht shoqëria e veçanërisht prindërit janë ende të mendimit se një shuplakë ndikon pozitivisht në edukimin e mirë të fëmijës së tyre. Të dhënat paraprake të studimit të kryer nga qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me mbështetjen e UNICEF-it flasin për shifra shqetësuese sa i takon formave të ndryshme të dhunës ndaj të cilave ekspozohen çdo ditë fëmijët shqiptarë.
Krahas dhunës fizike problem mbetet dhuna psikologjike e ajo seksuale veçanërisht në zonat rurale të vendit. Të dhënat paraprake të nxjerra në këtë studim (ku janë anketuar mbi 3300 fëmijë në të gjithë vendin, si dhe rreth 2500 prindër) tregojnë se dhuna tek fëmijët shqiptarë shfaqet frikshëm në të gjitha format e saj duke mbizotëruar tek dhuna fizike e ajo psikologjike.
Jo pak, por rreth 77 për qind e fëmijëve deklarojnë se kanë përjetuar dhunë fizike, ku shuplaka dhe gjuajtja me shkelma cilësohen si format më të përhapura në ambientet familjare si dhe në institucionet edukuese. Studimi i kryer tek fëmijët moshës 11 deri në 16 vjeç, tregon se vajzat raportojnë dhunë psikologjike më tё lartë sesa djemtë.
Më tej në lidhje me dhunën fizike të dhënat e studimit nuk paraqesin ndonjë ndryshim thelbësor të viktimizimit midis djemve dhe vajzave. Në lidhje me ngacmimin seksual, më të rrezikuarit janë djemtë. 14 për qind e tyre raportojnë se kanë përjetuar të paktёn njё nga format e ngacmimit seksual. Duke iu referuar të dhënave të deklaruara nga vetë fëmijët, rezulton se vetëm për vitin e kaluar 13 për qind e djemve kanë përjetuar një nga format e ngacmimit seksual. Pёrsa i takon dhunës seksuale raportohet se të paktën 2 për qind e vajzave dhe 8 për qind e djemve kanë përjetuar të paktën një herë dhunë të kësaj natyre.
Ndërkohë një tjetër formë e dhunës së shfaqur në familje është edhe ndjesia e neglizhencës së prindërve e cila raportohet më e lartë tek vajzat. Më shumë se 31 për qind e vajzave të përfshira në studim tregojnë se ndihen të neglizhuara nga prindërit, ndërsa tek djemtë ky tregues është 20 për qind. Po për fat të keq ky raport është bazuar vetëm në të dhënat e fëmijëve në shkolla, ndërsa nuk ka marrë në studim ata që nuk janë në marrëdhënie me shkollë ku dhuna dhe shfrytëzimi apo abuzimi seksual është disa më i lartë.
Studimi gjithashtu raporton edhe pёr format pozitive dhe jo tё dhunshme tё disiplinimit tё fёmijёve, si dhe pёrqindjet e rasteve tё fёmijёve qё nuk kanё pasur asnjё histori dhune nё jetёn e tyre sipas prevalencёs dhe incidencёs. Duke u ndalur tek gjetjet e studimit kreu ekzekutiv i Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj tregon se ajo çka është e rëndësishme nga ky studim është të zbulojmë si këto të dhëna do të kthehen në politika tё mbrojtjes sё fёmijёve, pёr t’i kthyer ato nё prioritete tё punës sё organizatave tё shoqërisë civile, institucioneve publike, arsimtarëve, shërbim-foruesve, donatorёve etj.
Rezultatet e këtij studimi janë mbledhur nga grupi kërkimor i cili ka vizituar 61 shkolla nё tё gjithë Shqipёrinё dhe 148 klasa tё 5-ta, 7-ta dhe 10-ta. Pёrsa i pёrket vendbanimit, 46 për qind e të anketuarve jetojnë në zona rurale dhe 54 për qind në zona urbane. Ndërsa, pёrfaqёsuesja e zyrës së UNICEF-it në Shqipëri, Vera Gavrilova, shton se “kompleksiteti socio-kulturor pёr zhvillimin e kёtyre studimeve ёshtё shumё i madh, e ndёrkohё ky studim do tё ketё vlerё tё madhe pёr tё krahasuar tё dhёnat me ato tё vendeve tё tjera tё rajonit.”
Studimi epidemiologjik “Dhuna ndaj Fёmijёve nё Shqipëri” që po zbatohet në nëntë vende të rajonit të Ballkanit: Greqi, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinё, Kroaci, Shqipëri, Bullgari, Maqedoni, Turqi dhe Rumani do të hartëzojë shkallën e veprimit dhe përhapjen e keqtrajtimit në popullsinë e përgjithshme të fëmijëve nga mosha 11 deri në moshën 16-vjeçare që ndjekin shkollën, por edhe që e kanë braktisur atë.
Rezultatet raportohen sipas prevalencёs dhe incidencёs.
Prevalenca tregon pёrqindjen e fёmijёve qё kanё pёrjetuar tё paktёn njё nga sjelljet e pёrfshira nё atё qё konsiderohet dhunё ndaj fёmijёve gjatё jetёs sё tyre.
Incidenca ёshtё pёrqindja e fёmijёve qё kanё pёrjetuar tё paktёn njё herё, gjatё vitit tё fundit nga sjelljet e pёrfshira nё kategoritё e dhunës.
Dhuna psikologjike:
Prevalenca 69%
Incidenca 62%
28% e fёmijёve deklarohen se ndaj tyre nuk ёshtё ushtruar asnjёherё dhunё psikologjike.
Dhuna fizike
Prevalenca 59%
Incidenca 48%
38% e fёmijёve deklarojnё se nuk kanё qenё asnjёherё viktima tё dhunёs fizike nё familje.
Ngacmimi seksual
Prevalenca 11%
Incidenca 9%
86% e fёmijёve deklarojnё se asnjёherё nё jetёn e tyre nuk kanё pasur eksperienca viktimizuese tё ngacmimit seksual.
Dhuna seksuale
Prevalenca 4.9%
Incidenca 4%
93% e fёmijёve deklarojnё se asnjёherё nuk kanё qenё viktima tё dhunёs seksuale.
Ndjesia e neglizhencёs
Prevalenca 26%
Incidenca 22%
71% e fёmijёve deklarojnё se nuk janё ndier asnjёherё tё braktisur apo tё neglizhuar nё familjen e tyre.
Shume e rende eshte kjo situate, duke marre parasysh dhe faktin qe dhuna fizike dhe psikologjike eshte e instaluar ne berthamen e familjes shqiptare dhe e institucionalizuar. Ka shume nevoje familja dhe shoqeria shqiptare te evoluoje ne kete drejtim, ta kuptoje se dhuna e cfaredolloj natyre qofte ajo, nuk eshte mjeti i zgjidhjeve te problemeve, perkundrazi i perkeqeson me tej dhe ka kosto te larte. Familja shqiptare duhet ta kuptoje, se fakti qe ben femije, nuk do te thote se ke te drejte te besh cte duash me te dhe te abuzosh qofte verbalisht apo fizikisht. Eshte nje mekanizem i tere shoqeror qe duhet vene ne pune ne kete drejtim.
Situate deshperuese!