Episode të dhunës janë shfaqur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, aty ku po luhet momentalisht takimi i javës së tretë mes Kukësit dhe Tiranës.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0, në favor të verilindorëve.
Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozët bardheblu. Këto të fundit mësohet se janë konfliktuar në fund të pjesës së parë me njëri-tjetrin dhe disa tifozë madje janë parë të gjakosur.
Sherri mes tyre raportohet se ka ardhur pas thirrjeve të grupit “Fanatics” kundër presidentit të Tiranës, Refik Halili.
s.a/dita

Oh sa kom qesh, po zihen brenda llojit tifozat e Tirones.
Po cilit lloj i perkasin keta…
Ori lloj lloj lloj gjithe tironcit jone njesoj.