Dhunë e mashtrim, arrestohet kosovari në Elbasan

DITA Online

 

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Kosova, i akuzuar për dhunë në familje dhe mashtrim.

Burim Pushkolli, banues në Vushtri të Kosovës përfundoi në pranga pas një kallëzimi të bërë nga 39-vjeçarja S.P banuese në Elbasan.

Ata bashkëjetonin dhe sipas denoncimit të gruas, Pushkolli ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj.

Por pas kallëzimit, hetimet paraprake çuan në zbulimin edhe të një tjetër fakti.

36-vjeçari, nëpërmjet shpërdorimit të besimit, i ka marrë një sasi prej 100.000 mijë lekësh 47-vjeçarit F.M, banues në Elbasan, duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.

Gjithashtu rezulton se Pushkolli i ka marrë një sasi prej 50.000 mijë lekësh edhe 32-vjeçarit N.L.32 vjeç banues në Elbasan, të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin  “Nënë Tereza” në Tiranë.

Autoritetet sqarojnë gjithashtu se nga verifikimet e bëra me Policinë e Kosovës ka rezultuar se për Pushkollin ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim.

Nga e policisë tonë është komunikuar me Zyren Interpol Tirana për kryerjen e verifikimeve të mëtejshme për këtë person.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *