Dhunë në Kupën e Libertadores, policia mezi shpëton arbitrin

anazapta

Është e njëjtë me Ligën e Kampioneve. Por Kupa Libertadores në Amerikën e Jugut nuk ka asgjë të përbashkët me Champions në Europë. Është ndeshja e fundit mes skuadrës nga Ekuadori Indipendente dhe asaj argjentinase të San Lorenzos. Sfida e mbyllur në barazim 1-1 ka degjeneruar në dhunë, ndërsa protagonistë ishin futbollistët argjentinas. Ata protestuan për një 11 metërsh të dhënë në minutën e 95-të, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të shoqëruar arbitrin në dhomat e zhveshjes. San Lorenzo shënoi I pari. Sfida ishte e bukur me raste të tjera nga të dyja skuadrat. Gjithsesi, sfida do të vendosej vetëm në kohën shtesë pas një 11-metërshi të kthyer në gol nga Indipendente. Ky barazim nuk I veln aspk dy skuadrave që do ta kenë të vështirë të kualfikohen në grupin 4 të Kupës Libertadores, që është dhe kompeticioni më I rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut.

Share This Article
1 Comment
  • Njesoj si ne Ballsh, Lac, Vlore, Tirane, Peqin, Burrel, Mamuras, Erseke, Memaliaj, Tepelene, Prrenjas, Gramsh … Kam harruar ndonje qytet tjeter?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *