Në finalen e Kupës së Greqisë duket se shmangia e dhunës ka qenë e pamundur. Ndeshja mes PAOK dhe AEK është hapur me përplasje tifozësh.
100 huliganë të AEK i kanë vendosur flakën furgonit në të cilin udhëtonin 5 tifozë të Selanikut.
Këta të fundit kanë përfunduar menjëherë në spital.
Për të bërë tifo përkundrejt PAOK, raportohet se 17 mijë tifozë ishin nisur nga Selaniku për të parë ndeshjen. Por, të pikasur menjëherë në ardhje të stadiumit nga vendasit, ata kanë rënë pre e sulmeve verbale.

s.a/dita
