Dhunimi i kryetares së LSI dhe LRI në Pukë, policia jep version ndryshe Policia ka dhënë versionin e saj ndryshe në lidhje me incidentin ndodhur më kryetaren e LSI Pukë Sajmira Laçi dhe të LRI Romina Kuçi. Sipas policisë bëhet fjalë për gjendje të fikti për një prej vajzave që ndodheshin në një automjet me xhama të zinj. Makinë kjo sipas policisë që ofronte lekë në këmbim të votës. “Nisur nga informacionet që dispononte Komisariati i Policisë Pukë për automjete që qarkullonin me xhama të errësuar dhe ofronin lekë në këmbim të votës në territorin e Njësisë Administrative Fushë Arrëz, policia lokale ka ushtruar kontrolle për të parandaluar këtë fenomen. Sot në orën 17:10 Patrulla e Përgjithshme në hyrje të qytetit Fushë Arrëz ka ndaluar një automjet tip ‘Ford’ me xhama të errësuar dhe i është kërkuar drejtuesit te mjetit, dokumentacioni. Ndërkohë dy zonja që udhëtonin në automjet janë prezantuar si anëtare e një subjekti politik dhe kandidate për deputete. Pas prezantimit janë lejuar të vazhdonin lëvizjen.
Por dy shtetaset kanë dalë nga automjeti dhe njëra prej tyre ka shfaqur gjendje të fikti”, sqaron policia. Në deklaratë thuhet se për të sqaruar dhe analizuar veprimet e punonjësve të Policisë në lidhje me ngjarjen, në Pukë është dërguar Zv.Drejtori Policisë Shkodër,
përfaqësues të Drejtorisë së Standardeve Profesionale nga Drejtoria Përgjithshme Policisë Shtetit dhe SHÇBA. “Policia lokale ka shoqëruar dhe po merr dëshmitë e disa personave për të cilët shtetaset në fjalë u kanë komunikuar drejtuesve të Policisë Shkodër se i kanë kërcënuar për motive politike”.

Po cke o Ilir qe nxehesh se s’te lene te japesh leke per fushaten ,po fundja po qe se leke teper nderto ndonje azile per LSI dhe Moniken.
MAKINA ME XHAMA TE ERRESUAR?
Akoma me bandat e tipit “Al Kapone” ne 2017-ten ? Jo vetem duhen prangosur kete minj kriminale, por duhen vene ne bangon e te akuzuarve frymezuesit dhe mbeshtetesit direkte te tyre, Ilir Qelbesire Meta dhe Vasil Shkerdhata me shoke e shoqe …pak.
Eshte kaq e thjeshte zgjidhja e ketyre monstrave te pushtetit qe po i shket nga kthetrat, perballimi me ligjin dhe pasojat e tij.
o ilir mafjozi,je dhe me shkolle,se te dergoi Enver Hoxha ne shkolle tyja.Di te lexosh apo jo,se me sa lexoj une,ato leshelistet qe ti pretendon se jane goditur,leviznin me makine me xhama te zinj-pra te maskuara dhe ndanin leket e floririt,me porosi tenden.Per kete ankohesh dhe ben thirrje per armatosje ti o shebek mali?Edhe per kete e ka fajin Edi Rama?Po bisht qeni ke ngelur ti,s’heq dore nga vesi,do te maresh ndonje vote duke blere vota o pacavure.Keto jane zgjedhjet e ndershme dhe te paprekura,apo keshtu e perkthen ti kete.Bravo like floriri.
Likja nga qe ndjen humbjen po humbet kontrollin dhe kerkon te bej pis zgjedhjet.