Gjykata e Apelit në Korçë ka shpallur të pafajshëm Naum Dishon, i cili akuzohej për dhunimin e varrezave të Boboshticës. Apeli ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar Dishon me 1 vit burg. Disho është liruar nga akuza e shkatërrimit të varrezave, në një kohë kur ishte i arratisur. Ai gjithashtu është liruar edhe nga akuza e ndërtimit të paligjshëm. Disho u dënua nga Gjykata e Shkallës së parë, por ai u largua nga vendi menjëherë pas këtij vendimi.