Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valikardhë të Bulqizës, 6 punonjës të hidrocentralit janë dhunuar nga persona të maskuar ku 2 prej tyre ende ndodhen në gjendje të rëndë shëndetsore.
Ilirjan Ruçi, njëri prej punonjësve të dhunuar ka folur sot dhe ka deklaruar se nuk është hera e parë që ata sulmohen.
“Na goditën me mjete të forta. Na kanë prishur makineritë dhe na thyen xhamat. Jemi sulmuar edhe në 2013”, rrëfen punonjësi i HEC.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Drejtori i Përgjithshëm i HEC-it Lulëzim Lalosha ku ka thënë se në sulm ishin të përfshirë 20 persona, ku 10 prej tyre goditën punonjësit, ndërsa 10 të tjerët qëndronin të fshehur. Autorët sipas tij ishin të maskuar dhe të armatosur.
Autorët e ngjarjes së rëndë ende nuk janë kapur por policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
