Një grup të rinjsh shqiptarë u dhunuan në Athinë prej disa tifozëve të ekipit grek të AEK-ut.
Ngjarja ndodhi në sheshin “Eksarxia”, në kohën që të rinjtë shqiptarë ndodheshin në zonë, ku dhe po diskutonin për ndeshjen e futbollit midis ekipit të Panathinaikosit dhe PAOK-ut.
Sipas tyre, dy të rinj iu afruan dhe pasi i pyetën se tifozë të kujt ekipi ishin, filluan t’i godasin me shkopinj dhe sende të forta. Brenda pak minutash, grupi i tifozëve të AEK-ut arriti në mbi 20 vetë.
Dhuna ndaj të rinjve shqiptarë arriti kulmin kur njëri prej të implikuarve nxorri një thikë dhe goditi në këmbë shqiptarin Aleksandër Papa nga Patosi.
Policia mbërriti në zonë dhe dërgoi të riun shqiptar në spital. Për fat, plagët e tij janë të lehta.
Sipas policisë, nuk u bë i mundur ndalimi i autorëve, të cilët u shpërndanë në rrugicat e zonës.

sipas kësaj që shkruani “Sipas tyre, dy të rinj iu afruan dhe pasi i pyetën se tifozë të kujt ekipi ishin,”nuk duket se janë dhunuar sepse janë shqiptarë,por sepse kanë qënë tifozë të skuadrës tjetër!!
ata nuk ajnë pyetur në janë shqiptar o grek por thjeshtë se tifozë të kujt janë!!
kështu që nuk ka të bëjë me racizëm por thjesht me idiotësi tifozësh!!
më vjen keq për ngjarjen në athinë si dhe në tiranë sepse tregon që ka shumë idiotizëm në këtë botë!