Dhunohen Varrezat e Dëshmorëve në Pogradec

Herion Mesi

Një shkatërrim masiv i varreve të Dëshmorëve të Luftës ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme. Janë 22 varre të dëmtuara qëllimisht nga persona të panjohur, të cilët kanë dhunuar, thyer e shkatërruar pllakat e sipërme dhe jo vetëm.

Policia ka nisur hetimet, por nuk ka asnjë të dhënë mbi autorët dhe motivet e këtij akti të pazakontë. Paraprakisht, dyshohet se agresorët kanë përdorur edhe vare për të thyer varret.

Bashkia po merr masa për të riparuar dëmet, ndërkohë që Komiteti i Veteranëve ka reaguar, duke thënë se kjo është vepër e pinjollëve të fashistëve. Veteranët kërkojnë që policia të veprojë me shpejtësi për të gjetur personat përgjegjës. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *