Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në fshatin Ostren të Bulqizës. 4 pjestarë të një familje janë dhunuar barbarisht nga fqinjët e tyre, për shkak të një konflikti pronësie.
Sipas burimeve të policisë lokale, personat e dhunuar i përkasin familjes Sata. Po sipas të njëjtave burime, 27-vjeçarit Mehmet Sata, djalit të kësaj familje i janë thyer këmbët nga dhuna e ushtruar me mjete të forta. Pas dhunës ky i fundit është hedhur nga një urë 5 metra e lartë.
Mësohet gjithashtu se kryefamiljari, Hekuran Sata është goditur në kokë. Ndërsa bashkëshortja e tij 48-vjec dhe motra Alma kanë shenja dhune në trup
Aktualisht raportohet se të 4 anëtarët e kësaj familje janë të shtruar në spitalin e Bulqizës, ku djali Mehmeti ndodhet në gjendje më të rëndë. Dhuna ndaj tyre është ushtruar nga familja Koçi, ndqërkohë që policia e Bulqizës ka nisur ndërkaq hetimet për ngjarjen.
Nga të dhënat e para, blutë e Bulqizës bëjnë me dije se konflikti mes familjeve ka filluar për një sipërfaqe toke prej 200 metrash./BW
