Një 49-vjeçar është goditur me sende të forta nga tre persona në Gjirokastër. Paraprakisht thuhet se tre persona janë denoncuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetasit me iniciale A. M. në lagjen “Gërhot”.
Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasit Z. I., Sh. I., dhe S. I., vjeç, 32, 47 e 34, banues në Gjirokastër, janë autorët e dyshuar të dhunës.
Motivet e konfliktit nuk bëhen me dije, ndërsa çështja po hetohet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
l.h/ dita
