Drejtuesi i një traileri është dhunuar në Fushë Krujë, ndërsa më pas i është djegur edhe automjeti.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe sipas dëshmisë së shoferit, dy persona të panjohur i kanë bërë me shenjë për të ndaluar dhe më pas i kanë djegur me forcë automjetin.
Burri thotë në polici se nuk i njeh personat dhe kishte ndaluar.
“Pasi ndalova dhe zbrita nga automjeti, ata e dogën. Nuk e dija se kush ishin”, ka dëshmuar ai.
Policia e Durrësit sqaron se ngjarja ka ndodhur pranë serave të Xhamit në Fushë Krujë. /Dita/

