Dhunoi babanë në sy të vajzës së mitur, pranga 41 vjeçarit

Leda Hysa

Një 41 vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhunë në familje.

I arrestuari në flagrancë është shtetasi Bledar Islami, i cili akuzohet se ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, në prani të vajzës së mitur.

“Islami, në banesë ka ushtruar dhune fizike ndaj babait të tij, shtetasit L. I. 66 vjeç, në prezencë të vajzës së tij të mitur 13 vjeçe.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se materialet në ngarkim të 41 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Dhunë në familje” parashikuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *