Dhunoi bashkëshorten, në pranga korçari

Leda Hysa

 

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Roland Liçi, 54 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 22.04.2018, në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. L., 41 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 të Kodit Penal.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *