Saimir Metani, 36-vjeç është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për përdhunimin e gjyshes së tij 89-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ku 36-vjeçari e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.
o.j/dita

Vareni bastardin ,qe te zere men dhe ndonje tjeter si ai!
Turp i madhe o kafshe !
po pse jepni emra dhe figura per keto persona?! Ska te drejte shtypi te demaskoje njerezit dhe rrethin e tyre familjar per shkak te nje veprimi te nje personi te papergjegjshem.
ne keto kohe te veshtira izolimi cfare nuk pret nga njerezit e mbyllur dhe te dobet. Keto lajme nuk i sherbejne asnjerit, vetem se nxjerrin jeten e veshtire te shqiptare te izoluar si ne burg ne kohe moderne.