Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane , nën akuzën e abuzimit me gruan e tij 26-vjeçare.
Mediat fqinje shkruajnë se burri kishte sulmuar fizikisht gruan, pasi sipas tij gruaja nuk kishte zbatuar rregullat e kanunit.
Shqiptari i arrestuar deri në ekzekutimin e një urdhri nga Gjykata e Tranit kishte kërkuar që gruaja të mos ulej në tryezë me anëtarët e familjes së tij dhe t’i jepte pagën që fitonte nga puna.
Gjithashtu ai e kishte kërcënuar se do ta copëtonte dhe e kishte fyer, madje i kishte shkaktuar edhe lëndime.
Kur njëra prej vajzave të tyre ishte duke qarë, shqiptari emri it ë cilit nuk është bërë i ditur e kishte goditur gruan me një copë druri në fytyrë, duke i thyer dy dhëmbë.
Pas abuzimeve të vazhdueshme gruaja i kishte kërkuar divorcin.
Më pas burri i lidhi duart dhe këmbët, i vuri një çorapë në gojë dhe ndërsa gruaja bërtiste ai i preu pëllëmbën e dorës me thikë.
Gruaja, e ndihmuar nga stafi i Qendrës Kundër Dhunës “Giulia dhe Rossella” e Barletta, gjeti forcën për të shkuar në stacionin e policisë për të raportuar sulmet e pësuara dhe pas denoncimit burri u fut në burgun e Tranit.
b.b/dita

Nje nga kryeveprat e Saliut, qe ringjalli demonet e mesjetes !
O ty te sh….. cte permban o shpellar muti. Po cdo ne perendim ti mor idiot, rri ore legen ne shpelle ku ke vendin. Ja shikojne te tille kafshe evropa kurve dhe na quajne njerez me bisht pastaj e propozojne edhe te na izolojne si puna e sumceve hollandeze. Skane faj vet ua japim materialet.
Maloket hidhi ku te duash, sakne per tu civilizuar kurre !