Dhunoi me mjete të forta gazetarin Elvi Fundo, arrestohet autori

Ornela

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një person si të dyshuar për ushtrimin e dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Më datë 20.08.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ilir Gj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më 08.03.2017, ku është goditur me sende të forta shtetasi E. F.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *