Edhe pse është në kërkim nga policia, Ali Kopliku, së bashku me bashkëshorten e tij të sëmurë ka protestuar ditën e sotme përpara Kryeminsitrisë. Pak ditë më parë mjeku në Shkodër e denoncoi atë, pasi pretendonte se ishte dhunuar nga Kopliku. Në një rrëfim për GSH.al, bashkëshorti i pacientes rrëfen sesi ka ndodhur ngjarja.
Ndër të tjera, Ali Kopliku thotë se ka qenë mjeku, Besmir Grizhja, ai që e ka kërcënuar dhe ofenduar në telefon dhe më pas e ka goditur rëndë përpara derës së spitalit. Më tej ai shprehet se ka tentuar edhe vetëvrasjen pas ngjarjes së rëndë. Shtetasi bën me dije se jo vetëm nuk ka marrë një përgjigje ditën e sotme përpara Kryeministrisë, por pak ditë më parë kur Rama ishte për dëgjesën publike të rradhës në Shkodër, bodygardët e tij e kanë tërhequr zvarrë.
Ditën e sotme keni qenë para Kryeministrisë, për çfarë po protestoni?
Para pak ditësh kur Rama ishte në Shkodër për dëgjesën publike, unë kisha marrë nënën time me vete dhe shkova. Më parë i kisha bërë denoncimet tek Ditmir Bushati, tek drejtues të tjerë dhe më thanë që ik dhe thuaja Ramës në sy. Kërkova fjalën 4 herë, 5 herë, por dikush i thoshte mos ja jep fjalën sepse do të na i nxjerri të gjitha, Ditmiri më duket. Më pas Rama më tha nxirreni përjashtë.
Unë i thashë hajdeni bëjani gjyqin drejtorit para të gjithëve, por bodygardët më tërhoqën zvarrë dhe më larguan. Ndërsa sot me gruan time të sëmurë e cila nuk po merr mjekimin, sepse nuk na i mban xhepi kemi protestuar përpara Kryeministisë. Në Shkodër na thonë shkoni në Tiranë, aty na kanë thënë shkoni në Shkodër. Gruas time i kushton 3 mijë lek një hap që hedh, një skaner 30 mijë lek, plus lekët e rrugëve që vijmë dhe shkojmë. Unë s’dua të merrem me punë të pista, por më çon halli. Unë dorëzohem, shkoj që nesër paraqitem, por kam frikë burgun, e di çfarë ndodh në burgje. Lek për të paguar avokat nuk kam. Kam për tu hapur telefonatat dhe ta shohin që unë s’kam kërcënuar njeri.

DITMIR SULEJMAN ALLAMAN PUSHT-BUSHATI
ops Dhimiter Sulejmani, eshte me mire te shpallet ky mizerabel qe na la trashegim Sulltan Mehmeti (i pare apo i dyte ? booh) kur arriti ta pushtoje Shkodren dhe rrethinat e saj, duke masakruar shkodranet e ata qe ngelen gjalle, duke i detyruar te shperngulen malesive te thella te Thethit e Dujagjinit per te mbijetuar.
Nuk e njoh historine eketij shkodrani te stertallur nga pseudo mjeku Grizhja (paska edhe mbiemer grizhjani – kushdi se nga ka mbire ky legen), por i jap te drejte te semures, nena e tij, qe detyrohet te pesoje gjithe poshtersite e Grizhjes e Dhimiter Sul-dhjere-manit, per ti mbyllur gojen te birit, perderi duke e terhequr zverre nga pseudo mitingjet e psikopatit me kertele te Surrelit, qe do na dhjeroje edhe per kater vite nen sundimin e tij.
Qelbesirat duehn ushqyer vetem me sterdhjerje, kalbesira e fekale humane e jo, sepse vetem aty mund te gjejne oazin e tyre te kuterbimit dishuman, sepse keta kodoshe, me xhambazlleqet e tyre, po thellojne edhe me shume gropen qe kane bashkebere me salimutqenefet e turnit, duke e shnderruar Shqiperine ne nje humnere te pa shpirt e antishqiptare deri ne ekstrem.